• |
ide | kryesore

Video/ Hysaj fiton sfidën e shqiptarëve në Bentegodi: Kumbulla ‘ul kokën’ para kapitenit

-Instant, F1, Sport, Video



Entuziazmi i Rino Gattuso e Napolit të tij post Kupës së Italisë funksionon akoma. Verona rrëzohet në shtëpi 2-0 nën goditjet e Milik e Lozanos e kampanët vazhdojnë të mbajnë gjallë ëndërrën Champions. Hysaj, i preferuar nga Gatusso në të majtë, ka fituar betejën e shqiptarëve me Kumbullën e Rrahmanit, që nuk kanë mundur ti bëjnë ballë presionit të Vezuvit.

Rastin e parë të ndeshjes në Bentegodi e kishte Zielinski në të 18’, konkluzion që Silvestri e devijoi. Vetëm 4 minuta më pas Verona shkoi pak centimetra larg golit. Goditja e Faraonit u shndërrua në një një asist për Verre që me gjoks e dërgoi topin mbi traversë me portën bosh. Skuadra e Juric përmirëohet e në të 29’ shkoi pranë golit: Lazovic shërbeu për Di Carmine e majta e të cilit grushtohet nga Ospina. Por në të 38’ është Napoli që mori avantazhin. Në goditjen e këndit, Milik me kokë shfrytëzoi hapësirën e krijuar mes Kumbullës e Rrahmanit për të shënuar golin e rëndësishëm.

Më pak se një minutë pas rifillimit Verona rrezikoi të rrëzohej: Faraoni gaboi duke e cuar topin tek Allan, por Silvestri rezultoi reflektiv. Skuadra e Juric arriti të barazojë në të 16’, por Var anulloi duke shpëtuar Gatusson. Kur u mendua një ndeshje e mbyllur me këtë rezultat, në të 90’ Napoli dyfishoi me Lozano. Nuk arriti dot të parakalojë Verona që mbetet ende në pragun e zonës europiane, duke treguar se ende mund të kandidojë për një vend, vetëm të ëndërruar në fillim të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *