• |
ide | kryesore

Ylli i Liverpool i akuzuar nga një grua: “Nisi të më prekte e i thashë jo disa herë”

-Instant, Sport



Probleme të rënda për Naby Keita, i akuzuar përmes rrjeteve sociale nga një vajzë për tentativë përdhunimi në një festë në shtëpinë e saj. “Në 18 janar 2020 u sulmova seksualisht nga futbollisti i Liverpool Naby Keita. E denoncova në policinë e Greater Manchester e atë të Merseyside e më thanë se ishte fjala e tij kundër times. Në djall sistemi, më zhgënjeu” akuzoi Pontso Dlamini.

Publikimi i vajzës është plot detaje. “Shoqja ime më ftoi në festën e Naby në Formby. Në fund të mbrëmjes Naby më tha se më thërriti një taksi për të më cuar në shtëpi. Gënjeu, nuk erdhi kurrë! Të gjithë u larguan e më lanë vetëm. Nisi të më prekte e unë përsërisja jo. E në atë moment më ofroi para. I refuzova – ka thënë ajo – I kërkova Naby Keita nëse mund të përdorja banjën e i dërgova një sms mamasë time, e thirra e ajo insistoi të qendronte me mua deri sa të vinte taksia. Ishte i nervozuar kur më pa me telefon e më tha të prisja jashtë. Shkova të bëja denoncim në polici. Telefonat tanë (i imi e ai i mamasë) u morën nga policia e Merseyside për të rikuperuar regjistrimet zanore, mesazhet e të dhënat mbi pozicionin. Ishte edhe një regjistrim zanor i Leos, menaxherit të tij, që thoshte se Naby Keita ndihej keq e donte të më takonte për të më kërkuar ndjesë. Refuzuam ta takonim për ndjesën. Nuk thashë gjë më parë nga frika”.

Akuza krejtësisht për tu verifikuar, por sidoqoftë një histori e shëmtuar për mesfushorin guineian që ka një këmbë e gjysëm jashtë Anfield, duke qenë se Jurgen Klopp e konsideron mes të sakrifikueshmëve për të përforcuar skuadrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *