• |
ide | kryesore

Zbardhja e masakrës së Kurbinit/ Tre të arrestuar, dy mjekë dhe atentatori (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Policia ka zbardhur ngjarjen e 30 majit në Laç ku u ekzekutuan nga 4 autorë të maskuar si policë, biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Markun.

Në njoftim zyrtar, Policia thotë se Eduard Lamaj është autori kryesor i ngjarjes ndërkohë janë identifiktuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpuntorët e 30- vjeçarit për vrasjen e 30 majit.

Më tej Policia thotë se dy mjekët të cilët po e mjekonin ilegalisht Eduart Lamën në klinikën private në Qytetin Studenti në Tiranë  janë arrestuar gjithashtu. Lapsi.al mëson se mjekët e vënë në pranga janë Viktor Marku dhe Besim Lama.

Eduard Lamaj, i cili sipas Policisë është autori kryesor i ngjarjes po mjekohej në qytetin Studenti në klinikë private ilegalisht nga mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku. Policia e Tiranës pas informacioneve ka ushtruar kontroll në këtë subjekt privat ku u konstatua se Eduard Lamaj pas ekspertizës mjeko- ligjore kishte një plagë e shkaktuar 20 ditë më parë, që korrespondon me vrasjen e dy biznesmenëve, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku në një hotel në Laç.

Lamaj ka dhënë fillimisht identitet të rremë që i përkiste një të riu në Laç, por më pas është arrestuar nga Policia. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe tre bashkëpuntorët e tij në vrasjen e 30 majit.

Ndërkohë Lamaj ka hedhur poshtë autorësinë e vrasjes ndërkohë që mjekët që e mjekonin ilegalisht janë arrestuar.

Nga ngjarja e 30 majit mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku, ky i fundit në spitalin e Traumës. 4 autorët të veshur si policë u futën në hollin e hotelit dhe ekzekutuan Gergjin dhe Likën. Ky i fundit qëlloi një prej autorëve, i cili rezultoi më vonë të ishte Kreshnik Tusha që pas plagës në këmbë shkoi për mjekim në spital.

Një tjetër detaj është dhe se Eduard Lamaj është komshi me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja, Ari Allamani, i cili është i dënuar jashtë shtetit.

Çfarë thotë Policia 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klinika”. Operacioni  nga DVP Lezhë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin, në orët e mbrëmjes së datës 30.05.2020.

Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vrasjes së dyfishtë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë vënë në pranga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes në një klinikë private në Tiranë.

Në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga  grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krimet Kundër Personit në Departamentin e  Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klinika”.

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi E. L.,  30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi  K. T., 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prangosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *