• |
ide | kryesore

Thaçi nën akuzë, një lojë politike dhe një bast i humbur

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Ngritja e akuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm tre ditë përpara fillimit të dialogun me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka se si mos të japë shijen e një kurthi politik.

Ajo i bën dëm forcës negociuse të Kosovës dhe i heq mandatin cilitdo që mund të firmosë mbi planet okulte për të cilat kishin rënë dakord më parë dy presidentët. 


Lexo me tej:

Haga padi kundër Hashim Thaçit tre ditë para takimit të Uashingtonit

Asnjë shtet serioz në botë nuk do të donte të kishte si kryetar të delegacionit, që do të nënshkruante marëveshjen e tij më të rëndësishme, një person që akuzohet përmbi 100 vrasje.

Asnjë komb nuk do të donte që të përballej me agresorin e tij gjakatar, duke u përfaqësuar nga një njeri që dyshohet për krime kundër njerëzimit. 

Por, pikërisht fakti se kjo pozitë është e rëndë dhe pikërisht se kjo akuzë ra nga qielli fiks tani, e bën atë të dyshimtë. Edhe nga ana teknike, shpjegimi i Hagës, se po e hedh këtë hap, pasi Thaçi, Veseli, dhe Haradinaj kanë bërë përpjekje për ti’u shmangur drejtësisë, duke anulluar në parlament ligjin për Gjykatën Speciale, nuk qëndron. Kjo tentativë është dy vjet e gjysëm e vjetër, dhe nëse specialja ndihej e rezikuar prej saj, ajo duhej ta kishte ngritur me kohë akuzën.

Prandaj, mendimi i parë që të vjen në mendje ka të bëjë me lojra që e tejkalojnë mandatin e drejtësisë së pastër dhe skrupuloze. Nuk është çudi që qarqe pro vendeve të fuqishme europiane, apo ato që qëndrojnë pranë kundërshtarëve amerikanë të Trump, të fshihen pas kësaj lëvizjeje të papritur.

Dhe nëse është kështu, konkluzionet që mund të nxirren janë dy: E para, se sot besimi tek drejetësia ndërkombëtare dhe Gjykata e Hagës, ka marrë  një goditje të rëndë. Ky akt ka shtuar dyshimet se, pretendimet e gjithë konspiracionistëve, nga Beogradi në Zagreb, që kanë sjellë me qindra shembuj se ajo përdoret thjeshtë si mashë e diplomacisë politike, nuk janë krejt të pabaza.

Së dyti, ajo është një mësim i mirë edhe për vetë viktimën e saj të sotme.

Që kur dolën në skenë pretendimet e Dik Martit, Hashim Thaçi ka pasur vetëm një obsesion: si ti shpëtojë një akuze të mundshme për krime lufte. Pikërisht për këtë ai u ngjit në presidencë, pikërisht për këtë (siç dëshmoi edhe letërkëmbimi me Pompeon) ai komplotoi për shfuqizimin e ligjit të speciales, për të cilin flet sot komunikata e Hagës. 

Mbi të gjitha, ky makth e bëri atë të futej në aventurat për shkëmbimin e territoreve me Vuçiçin, duke vënë bast me shpresën se, sa më shumë të shfaqej si faktor rajonal, aq më tepër do ta largonte kërcënimin penal.

Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh

Një leximi i thjeshtë i gjithë qëndrimeve të Hashim Thaçit të bën të kuptosh se ai vuri edhe një bast mbi bast: se këtë punë ai do ta zgjidhte me administratën aktuale të SHBA-së, pa BE dhe pa Britaninë.

Kështu shpjegohen edhe qëndrimet e tij të fundit, cinike dhe arrogante ndaj Brukselit, injorimet që i bëri Lajçakut dhe talljet që i adresoi Borellit, duke e cilësuar si mik të Albin Kurtit.

E ky ndoshta qe dhe fati i tij i keq. Ai kërkoi ti shpëtojë akuzave të Hagës duke luajtur ndërmjet të mëdhenjve, por pikërisht kjo lojë, i’a shpejtoi atë që kërkoi të shmangte. 

Ai tregoi edhe njëherë me shembullin e tij, se drejtësia ndërkombëtare nuk është krejtësisht e kulluar, por se ndryshe nga ç’imagjinoi ai, fijet e saj nuk i luajnë dot të vegjlit. 

©Lapsi.al   

14 Comments

  1. Me duket se kryeprokurori i speciales eshte amerikan dhe jo europian. Gjithsesi edhe une dyshoj shume se do kete rezultat kjo pune dhe deklarimi ka karakter politik. Por, nese nuk jam gabim, Thaci e ka marre njoftimin per akt-akuzen qe ne prill, keshtu qe e kishte shansin te bente ate qe beri Ramushi kur e kerkuan per pyetje pa e rrezikuar me tej Kosoven qe tani duket ne shah-mat. Kjo tregon kush eshte Thaci, shoku Rames, Meros dhe Batonit.
    Nga ana tjeter kjo e prokurorit nuk hahet. E nxorra njoftimin se po na pengon. Cfare zgjidh njoftimi?

  2. E drejte ajo qe thua Bushat dhe analiza qendron plotesisht, vetem se Thaci e ka kerkuar. Nuk mund te jesh edhe dhi e zgjebosur edhe ta mbash bishtin lart. Edhe miku i tij ne Tirane beri te njejtat lojra me Trump. Pasi e shpalli “turpi i njerezimit”, u legenos per te bere nje foto me te. Keto lojra ecin deri ne nje pike te caktuar, pastaj e zhysin lojtarin edhe me keq se sa kishte frike. Nje gjyq per krime lufte, eshte e pamundur te mos kete edhe qasje politike. Milloshevic eshte denuar si udheheqes politik dhe jo se i kishte kryer krimet ai vete. Edhe gjyqi i Nurenbergut ka patur te njejten linje. Thaci kerkon t’i shpetoje pergjegjesive duke u lidhur me SHBA, nderkohe qe Kosova pretendon te hyje ne BE. Me pak fjale Thaci me sa duket do e haje ate qe nuk thuhet. Martte me vete edhe diktatorucet e tjere te Ballkanit

  3. THACI DO KISHTE VRAR DHE RUGOVEN PO TE MOS ISHTE TREGUAR I ZGJUAR RUGOVA KUR U DERZUA TE SERBET DHE SHPETOJ PRA THACI DO E KISHTE VRARE SI AGANIN ME TE TJERE TE LDK.KY GJARPER POR SOT JO SOT KEQ PER KOSOVEN KEQ PER KOMBIN SHQIPTAR,,,,,,,,,,,,,,

  4. Haradinaj , një nga luftëtarët më të shquar të UÇK, është në të njejtën kohë edhe lideri politik që pati më së shumti viktima në familjen e tij të afërm nga kriminelët serbë të luftës.
    Ndërkaq Haradinaj është ndër të parët liderë të UÇK, që vlerësoi rolin e shquar të presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës dhe po ashtu ka pasur përplasje të dukëshme me Thaçin.
    Haradinaj e konkretizoi me vepra të ashtuquajturin “reciprocitet” me të cilin doli Albin Kurti,, duke i vendosur
    Serbisë taksat doganore.
    Ishte ky qëndrim i vendosur i Haradinajt që i kushtoi atij dorheqjen si kryeministër, pasi u thërrit nga Gjykata e Hagës. Pati në ate kohë zëra që e komentuan këtë ngjarje, si një intrigë të “gjarpërit”.
    Për fat të keq duhet të pranojmë ne shqiptarët se histori të ngjashme nxitur nga komunistët, kemi pasur në të dy luftërat çlirimtare.
    Ishte një luftë e drejtë Lufta Nacional Çlirimtare ndaj okupatorëve nazi-fashistë, por sa shqiptarë kundërshtarë të komunizmit u vranë gjatë asaj lufte e më pas ?
    Pati edhe në luftën për çlirimin e Kosovës nga Serbia. një luftë plotësisht e drejtë edhe kjo, vrasje mes shqiptarëve me motive ideollogjike., kryesisht vrasje misterioze të ndjekësve të Rugovës që akoma edhe sot nuk janë ndriçuar.
    Tani le ti kthehemi Serbisë.
    A thua se është bërë i plotë ndëshkimi i kriminelëve serbë të luftës ?
    “Demokrati progresist” Vuçiç ashtu siç paraqitet sot, ka qenë ministri i propogandës së qeverisë së Millosheviçit.
    Pra njëfarë Gëbelsi i tij..
    A nuk paska pasur ai asnjë faj për krimet e qeverisë të cilës i bënte propogandën ?
    Të mos harojmë se NATO , një nga objektivat e para të bombardimeve në Beograd, pati Radio-televitionin serb, nxitësin kryesor të nacional shovinizmit e të urrejtjes ndaj shqiptarëve në popullsinë serbe.
    Tani , Thaçi i dikurshëm që kundërshtonte në fillim me forcë ministren e jashtëme amerikane Ollbrajt në Rambuje, shkon e takohet në Washington sëbashku me Vuçiçin, me njeriun më të besuar të presidentit Trump, z. Grenell.
    Pra takohen “dy kriminelë lufte” “armiq të pa pajtueshëm” që na janë shndruar në miq.
    Kam pasur dhe i kam dyshimet e mija për z.Thaçi për disa zhvillime të errta në mardhëniet me LDK e Rugovës, por dhjetë vjeçarin e fundit kur ai sikur e zbuti njëfarësoj “armiqësinë” me LDK, sikur më vinte ca e pa natyrëshme nga dipllomacia europiane ë e pasqyruar kjo edhe në Gjykatën e Hagës, që të barazoheshin krimet e një lufte të drejtë çlirimtare që bëri UÇK, me masakrat çnjerëzore e masive që bënë pushtuesit serbë edhe në popullsinë civile shqiptare. Nuk ka asnjë rast kur njësi të UÇK të jenë futur në teritoret e Serbisë e të kenë bërë masakra në popullsinë serbe, e këtë e ka të kjartë çdo gjykatë ndërkombëtare.
    E parë në këtë këndvështrim, ashtu edhe siç aludon edhe Bushati në këtë shkrim, kam përshtypjen se kjo lëvizje për të kriminalizuar z. Thaçi, pikërisht në kohën që po bëhen bisedime nga të cilat varet fati i së ardhmes së Kosovës, më duket një lëvizje jo fort e nderëshme e në dobi të Serbisë e duket qartazi se kjo i intereson Vuçiçit, apo qëndrimit të Rusisë.
    Vuçiçi shkon si një president i fuqishëm i porsa rizgjedhur, me presidentin e Kosovës që ka deklaruar vetë se është në ikje, e tash edhe i damkosur edhe si “kriminel lufte”
    A duhet ti gëzohemi ne shqiptarët këtij realiteti ?

  5. Tani le ye shkoje Batoni ne Shba!
    Ose, ose ……çuni i Kristaqit!
    Hahahhahahaha o Thaçiç, ta futi Vuçiç!

  6. Para disa oresh bera nje koment dashamires per analizen e Bushatit Po shoh qe nuk publikohet, dhe e di psene. Sepse aty une permendja. fjalen pras, qe ne shqiptaret e perdorimin per ndonje qe fluturon me koke ne ère. .. ose me pras… Problemi, te dashur miq eshte se ne ( edhe une ne kete qe fluturojme) nuk e pranojme . Çdo njeri e çdo popull kerkon te permiresohet e te zhvillohesh me tej per te qene pak à shume ne nje rradhe me popujt e e civilizuar.. por nga ana tjeter, nese ne nuk i pranojne sjelljet tona donkishoteske e apatriotike e jo te pershtateshme per epoken ku jetojme, do jemi gjithmone ” ata” siç na quan bota : Te pa civilizuar dhe as pak atdhetare.Ps: Nuk e them per publicitet por, por keshtu mendoj, e me dhimbje si shqiptar qe jam..

  7. Popull muti.Pse ju behte qejfi apo se u vrane serbe dhe nuk po ju dhimbet kombi juaj?
    Pak e keni,me keq do tja u bejne,lerini keto pordhet e gazetareve se kane nje jet qe hane kot.
    Mjere te humburit.

  8. ZAGARET ,BATON HAXHIU DHE YMER GELBAZA PO LEHIN KOT NE EMER TE HASHIMIT DHE EDI RAMES thotë:

    DULLES I MBET KAR(ROTA NE FYT ,SE JA BERI GROPEN ALBIN KURTIT DHE VJOSA OSMANIT,

  9. thaci dhe veseli e meritojne burgun jo sepse kane vrare serbet por sepse kane vrare shqiptaret patriote e te ndershem ,sepse e kane grabitur kosoven njelloje sivellaje i tije krimineli shqiptareve rama ,sepse per interesat e tyre kane shitur kosoven.kur u kerkua aradinaj te paraqitej para gjykates rama as u kujtua te thoshte gjysem fjale ,biles ne bashkepunim me thacin e vucicin ishin ata qe ja kishin punuar.tani u erdhi rradha ketyre dhe gomari me emrin ramush duke e ditur sh.mira se c’kane bere ata ne kosove u del ne mbrojtje .ramushi eshte nje hajvan ne fuqi te katert,

  10. kti andit i ka ngelur ora te albini. iku albini o rrot , sja futi njeri po iku se sditi te beje politike, beri si kompetent qe i di te gjitha dhe e hengri ne być

  11. Ky proces do të jetë një provë e fortë për Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, nëse do ta zbatojnë statusin e Partisë Demokratike, i ndryshuar në prill të 2018. Statusi i ndryshuar i PD vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e kandidimit të Sali Berishës për deputet në zgjedhjet e 2021, për shkak të të shkuarës së tij komuniste.

    Dokumenti themeltar që rregullon veprimtarinë e PD-së, në pikën katër të nenit 62, ndalon që të kandidojnë për deputetë të PD personat me të shkuar komuniste

  12. Për këtë arsye, grupi i punës ka hartuar dhe formularin që duhet të plotësojnë personat që duan të garojnë si kandidatë për listat e PD.

    Ajo që vihet re është se Basha ka hartuar disa pyetje vërtet naive, qesharake dhe aspak dinjitoze pë rtë gjithë ata persona që pritet të futen në listat e kandidatëve.

    Në formular është një pyetje ku kërkohen emrat e tre shokëve të universitetit dhe një tjetër ku kërkohen emrat e tre shokëve të viteve të fundit.

    Gjithashtu personat që garojnë si kandidatë pyeten nëse kanë pirë ndonjëherë lëndë të jashtëligjshme narkotike dhe nëse janë konsumues të alkoolit.

    Dhe nëse bëhet fjalë pë rkëtë të fundit, “klasën” e kalojnë vetëm Berisha dhe Basha që nuk pinë asnjë pikë alkol, pasi të tjerët nuk kursehen, janë pjedashës të fortë dhe e mbajnë pijen. Shpëton dhe Bardhi që pi vetëm lëngje me pip. Ndersa Paloka, Ristani dhe te tjeret te cilet duan vite qe te rehabilitohen nga vesi i alkolit, s’ka asnje shans.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu