• |
ide | kryesore

Black Eyed Peas shpjegon mungesën e Fergie-t: Po merret me mëmësinë

-Instant, Paparazzi, Slider



Grupi Black Eyed Peas u rikthye pas një dekade me një album të ri, “Translation”, por një anëtar mungon – Fergie.

Në një intervistë për Billboard, Will.i.am shpjegoi arsyen pse Fergie nuk është pjesë e projektit të ardhshëm. “Fergie është duke iu përkushtuar mëmësisë,” tha ai. “Është një punë e vështirë dhe kjo është ajo çfarë dëshiron të bëjë Fergie dhe ne e mbështesim. Ajo e di ku të na gjejë.” Will.i.am u shpreh se “respektojnë vendimin e saj”.Fergie ka një djalë 6 vjeç me aktorin Josh Duhamel. Ajo u bë pjesë e grupit në vitit 2002 së bashku me Will.i.am, Apl.de.Ap dhe Taboo. Disa nga hitet e tyre janë “”Where Is The Love,” “Let’s Get It Started,” “I Gotta Feeling” dhe “Boom Boom Pow.”

Anëtarët e Black Eyed Peas ndoqën njëkohësisht karrierën solo, por sollën edhe projekte si grup. Së fundmi, një këngëtare iu bashkua, J.Rey Soul. Përsa i përket albumit “Translation”, Will.i.am u shpreh se “Fergie nuk e ka dëgjuar ende, por shpreson t’i pëlqejë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *