• |
ide | kryesore

Juventus pret përgjigjen e Arthur: Setien e “liron” e mendon për Pjanic

-Instant, Sport



Mund të jetë punë ditësh, nëse jo orësh, për të përcaktuar kalimin e Arthur tek Juventus. Mesfushori brazilian është bindur nga oferta e bardhezinjve (5 milionë euro plus bonus në sezon) e në Torino presin përgjigjen e tij përfundimtare. Që duket e sigurtë, nëse merren për bazë fjalët e teknikut blaugrana, Quique Setien. “Sicgrisht këto zëra mund të influencojnë, do të flasim me të. Jemi të kënaqur për punën e tij e duam të mbetet i përqendruar. Por është një situatë e komplikuar, e vështirë të kalohet në këtë moment kaq delikat të sezonit”, ka thënë tekniku menjëherë pas suksesit minimal kundër Athletic Bilbao.

Juve e Barcellona kanë një akord mbi bazën e shkëmbimit gati në mënyrë të barabartë me Miralem Pjanic, që nga ana e tij shpreson në aprovimin e Arthur për tu transferuar në Liga. Boshnjaku vlerësohet 70 milionë euro, braziliani 80, por diferenca mund të plotësohet me përfshirjen e Mattia De Sciglio.

Është fakt që tashmë cështja ka mbërritur tek detajet, me operacionin që mund të mbyllet brenda 30 qershorit sidomos për motive bilanci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *