• |
ide | kryesore

Miley Cyrus i thotë të gjitha, nga lufta me alkolin deri te problemet familjare

-Instant, Paparazzi, Slider



Miley Cyrus ka folur së fundmi për periudhën e vështirë që po kalon dhe përpjekjet e saj për t’iu kthyer normalitetit dhe jetës së shëndetshme, larg alkoolit dhe substancave narkotike.
Miley Cyrus, Celebs and Class of 2020

Në një intervistë për “Variety’ me Marc Malkin, këngëtarja dhe aktorja u shpreh se po përpiqet të përshtatet me një mënyrë të re jetese prej 6 muajsh dhe se po shkon në terapi.
“Unë kam qenë në terapi për gjashtë muajt e fundit. Në fillim, ishte pikërisht për këtë operacion vokal,” shpjegoi Cyrus, duke shtuar se ajo ishte duke menduar shumë për nënën e saj, Tish Cyrus. “Nëna ime është e birësuar dhe unë kam trashëguar disa nga ndjenjat që ajo ka, ndjenjën e braktisjes dhe ndjenjën e të tentuarit gjithnjë të provosh se ty të duan dhe je i vlefshëm. Prindërit e babait tim u divorcuan kur ai ishte 3 vjeç, kështu që babai im u rrit vetë. Unë kam kaluar shumë histori familjare, që kërkojnë përkushtim dhe sfida në shëndetin mendor “.

Më tej, 27-vjeçarja vazhdoi, “Kështu që vetëm duke kaluar këto gjëra dhe duke pyetur: ‘Pse jam kështu siç jam?’ Duke kuptuar të kaluarën, ne e kuptojmë të tashmen dhe të ardhmen shumë më qartë. Unë mendoj se terapia është e shkëlqyeshme “.
Teksa Malkin përmendi eksperiencën e tij të rikuperimit, Cyrus u përgjigj, “Urime. Është me të vërtetë e vështirë sepse veçanërisht kur je i ri, ke atë paragjykimin se ‘nuk je argëtuese’ dhe unë që them , “Shpirt, mund të më quash çfarë të duash, por unë e di që jam argëtuese”. Gjëja që më pëlqen shumë është zgjimi. Nuk dua të zgjohem duke u ndjerë e mërzitur. Dua të zgjohem gati ”.
Këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” u shpreh se prindërit e saj janë mbështetja më e madhe që ka, teksa u shtoi se është shumë e rëndësishme për të kjo fazë.
“Një nga intervistat e mia të preferuara është kur them: ” Kushdo që pi duhan është një qenie.” Kjo është arsyeja se përse dua të jetojë me prindërit e mi, të cilët janë shumë të dhënë pas meje. Ka qenë me të vërtetë e rëndësishme për mua kjo mënyrë jetese, sepse dua shumë të përmirësohem”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *