• |
ide | kryesore

Papa Francesco, letër Zanardit: “Historia jote një shembull, lutem për ty”

-Instant, Sport



“I dashur Alessandro, historia jote është një shembull se di mund të rinisësh pas një kufizimi të papritur”. Nis kështu letra e Papa Francescos për Alex Zanardi, që i është besuar për publikim Gazzetta dello Sport. Papa ka drejtuar një lutje për kampionin paralimpik, simbol i dëshirës për të jetuar e për të luftuar, që është shtruar në poliklinikën Santa Maria në Scotte të Sienas nga 19 qershori pas aksidentit të pësuar me handbike në afërsi të Pienza, i përplasur me një kamion, ndërsa merrte pjesë në stafetën Objektivi tringjyrësh.

“Përmes sportit ka mësuar ta jetojë jetën si protagonist – vazhdon mesazhi i Papa Francescos – duke e bërë kufizimin e tij një leksion humanizmi. Faleminderit që i ke dhënë forcë atyre që e kishin humbur. Në këtë moment kaq të dhimbshëm ju jam pranë, lutem për ju dhe familjen tuaj. Që Zoti ju bekoftë e Shën Maria ju mbroftë. Vllazërisht”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *