• |
ide | kryesore

Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Thirrja e papritur e mikut të tij dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Gjykata speciale ka kapur të pa përgatitur jo vetëm organizuesit e tryezës së Uashingtonit, por edhe Edi Ramën. Ai ka bërë një dedikim të ndjer ndaj Thaçit dhe Veselit. Por ajo që bie në sy është një nuancë jo e vogël, që flet për dy standartet e kryeministrit tonë. Sepse Lapsi.al i ka krahasuar dhe reagimi i tij ka qenë krejt i ndryshëm kur Haga thirri për intervistë ish kryeministrin Haradinaj, gjë që shkaktoi më pas edhe dorëheqjen e tij dhe shumë më i angazhuar sot.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Thaçi nën akuzë, një lojë politike dhe një bast i humbur

Në statusin pro Thaçit dhe Veselit kryeministri shqiptar ka shkruar:

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE.

Pra nëse në këtë rast Rama i quan dy të akuzuarit “kriminelë të supozuar” dhe i nderon si udhëheqës të luftës, për Ramushin e konsideron thirrjen nga specialia si një sfidë personale.

Lexojeni më poshtë satusin e Ramës në korrik 2019: “Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20 vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”.

Pra diferenca e dy postimeve te krahasuara nga Lapsi.al është e qartë dhe është e vështirë që ajo të shpjegohet vetëm me kundërshtitë që ai ka pasur me Haradinajn dhe me miqësinë që ruan me Thaçin.

Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh

Më tepër neutraliteti ndaj të parit dhe hidhërimi për të dytin lidhet edhe me partizanllëkun e kryeministrit për planin që Hashim Thaçi po shkonte të realizonte në Uashington dhe që u prish papritmas. Vetëm një zhgënjim i këtyre përmasave mund të shpjegojë qëndrimin me dy standarte ndaj Gjykatës speciale.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Kulmi i kontrasti të sjelljes se Ramës ndryshe me Thaçin e ndryshe me Haradinajn, arriti kur pasi Haradinaj ja nxori publikisht pazaret e tij me Thaçin, Vuçiçin e Mogherinin të planit të ndarjes së territoreve të Kosovës, bëri veprimin që do të ngelet i pashembullt në historinë e dy shteteve shqiptare. E hodhi Haradinajn në gjyq për shpifje.
    Tashmë doli se prokurori i Gjykatës speciale ja ka bërë akuzën Thaçit që në 20 prill, e ishte kjo arsyeja që ai doli në publik duke e mohuar planin e treshes.
    Nuk më besohet që Rama të mos ta ketë ditur këtë , e bën me hipokrizi rolin e të surprizuarit.

  2. Politika ne shqiperi mos bej sikur solidarizohet, sepse gjate ketyre 20 viteve shteti shqipetar e ka pas per detyre te bente padi ne hage kunder serbise per krime lufte dhe genocid ndaj shqipetarve.

  3. Nuk eshte nder te mbrosh njerez qe mund te kene bere krime kunder njerezimit. Solidariteti ne rastin e Haradinajt ishte i justifikuar sepse po gjykohej 3 here per te njejten gje, jashte cdo standarti drejtesie, dhe per me teper tregoi nje gatishmeri per t’u pergjigjur dhe per te mos kompromentuar Kosoven. Thaci po ben te kunderten.

  4. E gjitha eshte bere per te penguar takimin e 27 qershorit. Dhe sbume mire bene se Thaci do i jelte teritore Serbise.
    I lumte dora dhe mendja atij qe e zbrapsi kesisoj kete takim ne kushte te pabarabarta.

  5. Pra ju doni qe te shprehej nje lloj per te dy,por kaq loqe jeni sa ju kerkoni ti i imponoheni te tjerve te shperndan si doni ju loqet e salihut,ata nuk kane qene binjake

  6. Ja pra Bythqiri i Kristaqit sesi e demaskon veten me 2 statuse te ndryshem!
    Komentet jane te teperta – ai komenton vete!

  7. Mire tju behet, kur i varni shpresat tek hajdutet!! Leviz kosovar mos degjo ca pisa qe per pare shesin grate si politikanet shqiptar!! Pare, pare, Edi rama nuk pyet fare, Linden e dergon per pazare!

  8. Haga thirri Ramush Haradinajn atje dhe Haradinaj me dinjitet dorezoi postin e Kryeministrit per tu perballur me akuzat!
    Haga ka thirrur Hashim Thacin tani dhe kemi rastin te gjithe te shohim sa do tregoje dinjitet ky Thaci te dorhiqet nga President e sa do tregoje kurveri duke dashur te shkoje ne Hage si President!
    Do shohim .

  9. ku mblidhen ketu ca bythqi te PeDes dhee bejne si politikane !Llumhonet nuk e kuptoin pse jane te tille do ngelen per jete ne opozite Dava hajdutesh kriminelesh,shpellare dhe katunare qe ju ka rene ne dore nje PC dhe shprehin dufin e zhgenjimeve te partise tyre rrumpalle

  10. ka l;ezet debati te TemA! Aty Merua ia merr frymen debatit….. e nxjerr lakuriq, si ne plazhet e Frances!

  11. Ky proces do të jetë një provë e fortë për Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, nëse do ta zbatojnë statusin e Partisë Demokratike, i ndryshuar në prill të 2018. Statusi i ndryshuar i PD vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e kandidimit të Sali Berishës për deputet në zgjedhjet e 2021, për shkak të të shkuarës së tij komuniste.

    Dokumenti themeltar që rregullon veprimtarinë e PD-së, në pikën katër të nenit 62, ndalon që të kandidojnë për deputetë të PD personat me të shkuar komuniste,lulzimja po ja fut plakut mere salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *