• |
ide | kryesore

Reagon Kadri Veseli: Akuzat nga Haga, me prapavijë politike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të mërkurën se publikimi i njoftimit të Prokurorisë së Posaçme me seli në Hagë për ngritjen e akuzës ndaj tij dhe presidentit Hashim Thaçi është veprim politik.

Në një konferencë më gazetarë në orët e mbrëmjes ai tha se publikimi i njoftimit ishte “veprim i pashembullt dhe i padrejtë”.

“Në një veprim të paprecedentë, prokurori ka lëshuar deklaratën para se gjykata t’i konfirmoj ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon. Në këtë deklaratë prokurori përpiqet ta arsyetoj vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm duke pretenduar se unë dhe presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë po ashtu nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës dhe është shqetësim gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta”, tha ai

Zoti Veseli ngriti pikëpyetje edhe për motivet e veprimit të prokurorisë.

“Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi. As një prokuror, asnjëherë, nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motivet politike”, tha ai.

Ai tha se me këtë qasje “prokurori paralajmëroi se nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme dhe të pandikuar” nga politika.

“Ai po përpiqet që përmes deklaratave kundërthënëse të mbuloj motivet e vërteta që duket se janë politike. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që ky prokuror dhe asnjë tjetër si ai të njollos në këtë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha zoti Veseli duke nënvizuar se “deklarata e prokurorit është përpjekje për të rishkruar historinë”.

Ai mohoi siç tha “çdo përfshirje në ndonjë veprimtari kriminale”.

Zoti Veseli është intervistuar në Prokurorinë e Posaçme në Hagë në dhjetor të vitit të kaluar.

Një nga udhëheqësit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, zoti Veseli ishte një nga zyrtarët më të lartë të thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tash janë paraqitur mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 19 korrik, atje qe thirrur edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor.



4 Comments

  1. Ik e demostroje ne gjykate o Kadri. Provoni edhe aty te beni pazare ashtu si keni bere ne politiken kosovare.

  2. Akuza përgjithësuese e drejtuar për krerët e UÇK për “krime kundër njerëzimit apo krime lufte” , vërtetë të lë shijen e keqe se ka një prapavijë politike, sepse tenton të barazojë krimet e masakrat e serbëve pushtues ndaj popullsisë civile shqiptare, me “krime” akoma të pa vërtetuara të UÇK që luftoi në shtëpinë e saj kundër një pushtuesi kriminel.
    Nuk mund të akuzohet UÇK se ka ndëshkuar sërbë të Kosovës që jo vetëm kanë bashkëpunuar me forcat ushtarako-policore të qeverisë Sërbe në masakrimin e popullsisë civile shqiptare, por kanë qënë vetë edhe më të zellshëm në këto krime. Dihet se në luftë , një dëm më të madh bëjnë bashkëpuntorët me armikun pushtues sesa ushtarët e thjeshtë. Një pjesë e madhe e “pakicës sërbe” në Kosovë, janë sjellë si xhelatë të shumicës shqiptare, jo vetëm gjatë luftës, por edhe gjatë gjithë kohës që Kosova ishte nën pushtimin serb. Gjithashtu dihet që serbët rekrutuan edhe shqiptarë maskarej që për ca para të qelbura e favore, i shërbyen haptazi apo fshehurazi si spiunë, pushtuesve serbë. Që të ndëshkohet kjo kategori njerëzish në kohë lufte, nuk mund ta cilësosh si “krime kundër njerëzimit” por si drejtësi e vendosur me kauzën e luftës për liri.
    Por ndërkaq nga z.Veseli, si një ish shef i shërbimit të fshehtë të UÇK, mund të kërkohet me të drejtë nga drejtësia e shtetit të pmavarur të Kosovës, të japë shpjegime për vrasjet misterioze politike të disa intelektualëve të shquar të LDK, që akoma edhe sot pas 20 vitesh nuk janë zbardhur.
    Vrasjet për motive politike janë një krim që duhet hetuar e ndëshkuar, pasi vetëm pasi të jetë bërë kjo, mund të ndërtohet një shtet i së drejtës apo një shtet demokratik.
    Që të vrasësh një kriminel pushtues gjatë luftës edhe pa vendime gjykatash, është një fenomen që ka ndodhur në çdo luftë çlirimtare në botë, por të vrasësh një politikan të vendit tënd, vetëm për mendimin e tij ndryshe, apo për bindjet e tij ideollogjike, ky është një krim edhe më i rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *