• |
ide | kryesore

Tenderi i Champions që ngatërroi Tring, RTSH e Digitalb: 3 milionë euro investim, por e mërkura pa pagesë

-Instant, Sport



Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojë UEFA Champions League për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Televizioni publik fiton tenderin e të drejtave televizive organizuar nga UEFA dhe tashmë ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar duke filluar nga muaji Gusht i vitit të ardhshëm. Ky është lajmi që ka befasuar të gjithë tifozët e futbollit që ka rëndësi dhe ka sjellë një pështjellim në lidhje me transmetimin e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

Pikërisht kështu, sepse në kohën kur RTSH pretendon se ka plotësuar ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran, sezonet 2021-2024, investimi prej 10 milionë euro në total i bërë nga Tring do ta mbajë Champions League, me transmetimin e të gjitha ndeshjeve në paketën dixhitale, që kishte të drejtën edhe për tre vjecarin 2018-21. Ajo që duhet saktësuar në këtë rast është se RTSH ka blerë nga UEFA paketën për transmetimin e një ndeshje, ditën e mërkurë, pa pagesë. Natyrisht është një sakrificë e madhe financiare për të parakaluar në tender operatorët privatë dhe për ti sjellë sportdashësve kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Kontinent pa asnjë pagesë shtesë….

Në anën tjetër, për një vend si Shqipëria, investimi prej 3 milionë euro në sezon, apo praktikisht 10 për trevjecarin në fjalë, janë një shpenzim i paimagjinueshëm. Sipas asaj që mësohet, cmimi ka kapërcyer lart për shkak të ndërhyrjes në tender të Digitalb, që ka shpresuar se mund të rikthejë elitën e futbollit në ekranin e tij. Me Tring e RTSH të interesuar për paketa të ndryshme, gjërat do të kishin qenë më të thjeshta, por ndërhyrja e platformës tjetër dixhitale ka bërë që të gjithë të ndihen të pasigurtë. Në kohën, kur ofertat bëhen me zarfe të mbyllur, vlen praktika rrite cmimin deri ku mundesh për të mos rrezikuar.

https://www.facebook.com/rtshsportzyrtare/posts/153125706291089



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *