• |
ide | kryesore

Video/ Akordi financiar bën Kukësin me krahë: 3-1 ndaj Apolonisë

-Instant, Sport, Video

Vështirësia më e madhe e Kukësit duket se është lënë pas tashmë me akordin për likuidimin financiar të arritur mes drejtuesve të klubit e lojtarëve, që kishin bojkotuar stërvitjen para ndeshjes së kthimit të cerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Shehit, e fortë në fitoren 1-2 në Fier, ka bërë formalitet kthimin duke likuiduar 3-1 Apoloninë, e duke shkuar në gjysëmfinale.



Në “Elbasan Arena” vendosën golat e Lulaj, Shkurtaj dhe Ethemit, ndërkohë që Gjata realizoi golin statistikor për bardhejeshilët. Një ndeshje që në fakt ishte vendosur që në 90 minutat e para, por situate kaotike në kampin kuksian i kishte krijuar ndonjë iluzion miqve, që në fushë u venit shumë shpejt.

Verilindorët tashmë do të presin shortin e ditës së premte, për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinale. Ndeshjet e para janë parashikuar të luhen më 1 korrik, ndërsa ato të kthimit më 15 korrik.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.