• |
ide | kryesore

Video/ Inter shumë i çmendur: Gagliardini humb të pamundurën, Sassuolo e barazon në fund

-Instant, Sport, Video



Përfundon 3-3 sfida mes Inter e Sassuolo e vlefshme për javën e 27 të Serie A. Mbrëmje e cmendur në San Siro, me emilianët që befasuan zikaltrit në shtëpi pas 4 minutash falë Caputos. Inter përmbys gjithcka në pjesën e parë me penalltinëne Lukaku e golin e parë zikaltër të Biraghi. Në 10 minutat e fundit të ndeshjes ndodh gjithcka: Berardi barazoi në 2-2 por Gagliardini kishte mundësinë ti conte shifrat në 3-1, kur me portën bosh goditi traversën. Gjithësesi Borja Valero gjeti avantazhin përsëri, por në të 89 Magnani dënoi Inter në një barazim gjithësesi të merituar për djemtë e De Zerbi.






STATISTIKAT

– Inter nuk pësonte 3 gola në një ndeshje të Serie A nga fitorja 4-3 pikërisht ndaj Sassuolo në ndeshjen e vajtjes.

– Nga prilli 2018 (2-3 v Juventus) Inter nuk pësonte të paktën 3 gola në shtëpi në Serie A.

– Cristiano Biraghi është shënuesi numër 16º për Inter në këtë Serie A, më shumë se cdo skuadër tjetër.

– Me 19 gola, ky është sezoni i dytë më i mirë realizues për Romelu Lukaku në 5 kampionatet më të mirë europianë (pas 25 golave me Everton në 2016/17).

– Domenico Berardi gjen golin në transfertë në Serie A që mungonte nga nëntori 2019 (në Via del Mare kundër Lecce).

– Samir Handanovic (467) kaloi Sergio Cervato në vendin e 25º të klasifikimit për prezenca all-time në historinë e Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *