• |
ide | kryesore

Video/ Teuta drejt Europës me Arapin: Vllaznisë i mbetet vetëm mbijetesa

-Instant, Sport, Video



Ishte parashikuar në fakt favoriti i kthimit të cerekfinales mes Teutës dhe Vllaznisë, për mënyrën se si ishin shprehur skuadrat nga përplasja 2-2 e Loro Boricit, në ndeshjet e kampionatit, e deri në takimin në Durrës ku skuadra e Martinit nuk i lejoi asgjë kundërshtarit e nëse fitorja në fund ishte minimale, ndodhi vetëm për meritë të portierit Sherri, rikthyer në fushë për Kupën, e që i tregoi kuqebluve sa gabim e kanë që e mbajnë në pankinë.

Dominimin e bregdetarëve e përligji vetëm goli i kapitenit Renato Arapi në minutën e 76, por Djemtë e Detit mund të kishin shënuar shumë herë më parë ku rastin më të mirë e pati Kallaku me 11-metërsh në minutën e 9, pa mundur të kalojë portierin shkodran.

Me 2-2 që i jepte avantazhin e barazimit vendasve, Vllaznisë iu komplikua edhe më shumë puna pas kartonit të kuq të Shehit dy minuta pas rifillimit, gjë që e bëri ndeshjen një formalitet, sidomos pas golit të Teutës, që shkon në gjysëmfinale, ndërsa për Vllazninë, pas daljes nga Kupa, mbetet vetëm të përqendrohet për të shmangur zonën e play-out. Ndeshjet e para janë parashikuar të luhen më 1 korrik, ndërsa ato të kthimit më 15 korrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *