• |
ide | kryesore

Basha shpërndan postimin e Yuri Kim për Kushtetuesen: Çdo zvarritje në emërimin e gjyqtarëve vonon daljen nga kriza politike dhe negociatat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka shpërndarë postimin e ambasadores amerikane Yuri Kim pas opinionit të Komisionit të Venecias.

Basha thotë se çdo vonesë në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptaërt.

Lider demokrat thekson se funksionimi i Kushtetueses plotëson 2 nga 15 kushtet për negociatat dhe rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

Në fakt, Yuri Kim bëri të qartë se kuorimi i Gjykatës Kushtetuese mund të plotësohet brenda këtij viti dhe i ka bërë thirrje palëve të ulen në dialog dhe të mundësojnë ngritjen e Gjykatës duke u bazuar tek rekomandimet që i dha Komisioni i Venecias.

Në këtë rast palë janë Presidenti dhe Kuvendi që u përplasën prej dhjetorit të 2019 për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë nga java që vjen Meta ka ftuar Ruçin në një takim për të filluar zbatimin e rekomandimeve. Ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushetuese përbën 2 kushte nga BE për çeljen e negociatave në proces.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

 



7 Comments

  1. Ky proces do të jetë një provë e fortë për Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, nëse do ta zbatojnë statusin e Partisë Demokratike, i ndryshuar në prill të 2018. Statusi i ndryshuar i PD vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e kandidimit të Sali Berishës për deputet në zgjedhjet e 2021, për shkak të të shkuarës së tij komuniste.

    Dokumenti themeltar që rregullon veprimtarinë e PD-së, në pikën katër të nenit 62, ndalon që të kandidojnë për deputetë të PD personat me të shkuar komuniste

  2. Ti ke shume te drejte , por palloshi pa u bere zgjedhjet e pergjithshme nuk krijon gjykat kushtetuese .
    E vetmja shprese per fitore ne zgjedhjet e pergjithshme jane bashkit dhe sidomos punesimet pa kriter qe jane bere dhe po behen çdo dite .

  3. Për këtë arsye, grupi i punës ka hartuar dhe formularin që duhet të plotësojnë personat që duan të garojnë si kandidatë për listat e PD.

    Ajo që vihet re është se Basha ka hartuar disa pyetje vërtet naive, qesharake dhe aspak dinjitoze pë rtë gjithë ata persona që pritet të futen në listat e kandidatëve.

    Në formular është një pyetje ku kërkohen emrat e tre shokëve të universitetit dhe një tjetër ku kërkohen emrat e tre shokëve të viteve të fundit.

    Gjithashtu personat që garojnë si kandidatë pyeten nëse kanë pirë ndonjëherë lëndë të jashtëligjshme narkotike dhe nëse janë konsumues të alkoolit.

    Dhe nëse bëhet fjalë pë rkëtë të fundit, “klasën” e kalojnë vetëm Berisha dhe Basha që nuk pinë asnjë pikë alkol, pasi të tjerët nuk kursehen, janë pjedashës të fortë dhe e mbajnë pijen. Shpëton dhe Bardhi që pi vetëm lëngje me pip. Ndersa Paloka, Ristani dhe te tjeret te cilet duan vite qe te rehabilitohen nga vesi i alkolit, s’ka asnje shans.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *