Megjithëse partnerë në jetë dhe kolegë në muzikë, të pakëta janë bashkëpunimet e Vesa Lumës dhe Big Bastës. U bënë më shumë se 3 vite nga projekti i tyre i fundit i përbashkët, i titulluar “Boom”. Megjithatë Vesa dhe Big Basta e kanë mbajtur premtimin e dhënë vite me rradhë. Duket se karantina e ka frymëzuar dyshen, e cila e ka përgatitur këngën e re dhe është gati ta lançojë. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja, teksa i është përgjigjur një ndjekësi në InstaStory:
“Një këngë me Big Basta duam ne, se të dy keni talent në fusha të ndryshme e do jetë super bombë.”-janë fjalët e fansit që Vesa ia kthen:
“Këtë këngë që na keni kërku aq gjatë, në në fund e kemi gati! Se nuk i harrojmë premtimet”

