• |
ide | kryesore

Danna Garcia, për herë të tretë me Covid

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas një periudhe, pasi u shërua, aktorja kolumbiane Danna Garcia e njohur për rolin e saj te seria “Pasione të Fshehta” bëri testin për Covid19 dhe përsëri doli pozitive, shkruan Eonline.

Mirëpo, Danna bëri edhe testin e tretë dhe akoma është pozitive, pra, është e infektuar me këtë virus. Në një intervistë për People në Spanjë, ‘Norma’ ka treguar për gjendjen që po e përjeton me këtë sëmundje. Ajo tha se është shumë e vështirë, por, po kujdeset shumë që të mos infektojë edhe njerëzit e tjerë. Madje, edhe kur del, mbështjellët si të ishte mumje. Kjo gjendje shëndetësore ka bërë që Danna të marrë një vendim dhe bashkë me familjen e saj të largohen nga Meksiko. E pyetur se nëse do pranonte ndonjë ofertë pas kësaj periudhe për ndonjë serial të ri, Danna dha një përgjigje të prerë.

“Do kthehem, prandaj ekzistojnë aeroplanët. Nuk e kam ndërmend të pensionohem, padyshim që do jem në seriale të reja” shtoi Garcia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *