• |
ide | kryesore

E heqin nga puna dhe e përjashtojnë përjetë nga stadiumi: fluturoi mbi Etihad me parrullën raciste

-Instant, Sport



Pasi gjatë Manchester City-Burnley një avion fluturoi mbi Etihad Stadium duke treguar një parrullë me shkrimin “White Lives Matter”, në Angli nisi menjëherë kërkimi për përgjegjësin e forcat e rendit nuk është se vonuan shumë të gjenin fajtorin. Autori është Jake Hepple, mbështetës i Clarets, që e ka paguar gjestin e tij rëndë: klubi e ka përjashtuar përjetë nga Turf Moor e, njëkohësisht, është pushuar nga puna edhe nga kompania ku punonte si saldator, që ka pranuar se nuk “fal ose toleron racizmin, në asnjë formë”.

“Nuk jam racist. Kam shumë miq me ngjyrë e aziatikë e kjo parrullë është frymëzuar nga Black Lives Movement – është munduar të mbrohet personi në një intervistë për MailOnline – Nuk po kërkonim të ofendonim lëvizjen ose personat me ngjyrë. Besoj vetëm se është e rëndësishme të njohim se edhe jetët e të bardhëve kanë rëndësi. Është gjithcka që po mundoheshim të tregonim”.

E në fund një kritikë për ata që e lanë pa punë e pa futboll: “Punëdhënësi im, klubi e kaq shumë persona të tjerë kanë reaguar në mënyrë të tepruar për atë që ka ndodhur”, ka përfunduar tifozi, që nuk do të hetohet nga policia angleze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *