• |
ide | kryesore

“EU Observer”: BE shkatërroi planet e SHBA për dialogun Kosovë – Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një gjykatë e krimeve të luftës e mbështetur nga BE ka stigmatizuar publikisht Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, duke shkatërruar planet e SHBA për një samit të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi dhe të tjerët ishin “penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje” të “viktimave shqiptare, serbe, rome dhe etnive të tjera dhe… kundërshtarëve politikë”, – thuhej në një deklaratë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (KSC) në Hagë. Krimet e tyre, kundër “qindra” viktimave të tjera, gjithashtu përfshinin “zhdukje me forcë të personave, përndjekje dhe tortura”.

Në deklaratë thuhet se akuza ishte “rezultat i një hetimi të gjatë dhe që pasqyron vendosmërinë e Prokurorit Special që mund të provojë të gjitha akuzat përtej një dyshimi të arsyeshëm”.

Gjykata e financuar nga BE dhe SHBA u krijua në vitin 2016 për të parë krimet e pretenduara nga guerilët shqiptarë në luftën e viteve 1991-1999, në të cilën Kosova u shkëput nga Serbia. Ajo u vendos në Hagë për shkak të shmangies së frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë.

Çështja e Thaçit ishte hera e parë që i turpëronte publikisht të dyshuarit. Aktakuza ndaj tij përmendte një fushatë të fshehtë për të rrëzuar ligjin [në Kosovë] e krijimit të gjykatës.

Duke ndërmarrë këto veprime, Thaçi vendosi “interesat e tij personale përpara viktimave të krimeve të tyre, sundimit të ligjit dhe të gjithë njerëzve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

KSC paditi gjithashtu edhe Kadri Veselin, ish-kryetarin e parlamentit të Kosovës, por nuk i përmendi të dyshuarit e tjerë.

Lajmi u zbulua 3 ditë para se Thaçi të takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një marrëveshje paqeje. Kjo bëri që Thaçi të anulojë bisedimet disa orë më vonë.

“Unë e respektoj vendimin e tij”, – tha Richard Grenell, një i dërguar special i SHBA i cili kishte organizuar samitin.

Lajmi erdhi gjithashtu në vijim të përpjekjeve rivale të BE për të rifilluar bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, të cilat kishin ngecur në vitin 2018, që përfshinin Vuçiçin dhe ose Thaçin ose kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Shërbimi i jashtëm i BE nënvizoi pavarësinë e Gjykatës Speciale duke mos pranuar të komentojë akuzat e Thaçit.

Gjykata Speciale dhe Prokurori Special duhet të lihen vetëm për “të bërë punën e tyre… pa ndërhyrje nga jashtë”, tha shërbimi i jashtëm i BE.

Respektimi i sundimit të ligjit ishte një “element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit në BE dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi”, shtoi ai.

Lajmet shokuese të së mërkurës sollën në vëmendje 14 dhjetorin 2010 – ditën kur Thaçi u akuzua për herë të parë si pjesë e një mafie të trafikut të organeve në një raport nga një senator zviceran. Raporti i zviceranit i dha shkas Gjykatës Speciale.

Por duke lënë mënjanë të ardhmen personale të Thaçit, gjykata e mbështetur nga BE nuk pëlqehet shumë nga shqiptarët e Kosovës.

Ajo filloi punën në të njëjtën kohë kur një gjykatë tjetër, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), gjithashtu në Hagë, përmbylli mandatin e saj në 2017.

ICTY kishte thirrur emra të mëdhenj serbë, si diktatori i ndjerë i vendit, Slobodan Milošević, si dhe ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Por shumë krime të pretenduara të serbëve mbetën edhe sot të pazgjidhura, thonë politikanët dhe familjet shqiptare kosovare.

Fakti që ka mbetur vetëm Gjykata Speciale rrezikon që t’i bëjë viktimat e dhunës serbe të duken si agresorë në sytë e Evropës.

“Është një gjykatë mono-etnike dhe nuk është mirë për viktimat e tjera,” i tha ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për EUobserver në dhjetor.

Ish-luftëtari i UÇK-së ishte gjithashtu më i qetë, kur u thirr si i dyshuar korrikun e kaluar, duke e bërë atë të jepte dorëheqjen.

“Që një kryeministër të jetë i dyshuar … është shumë e vështirë për besueshmërinë e shtetit tonë,” tha Haradinaj në atë kohë, duke ngritur pyetje për hapin tjetër të Thaçit.

Mandati i KSC duhet të ndryshohet për të mbuluar krimet e pretenduara ende të pazgjidhura serbe, shtoi Haradinaj.

“Mund të përmend masakrat e Mejës, Krushës së Madhe, të Kralanit, Lubenicit, të Poklekut, Izbicës, të Raçakut, Qyshkut dhe Podujevës”, tha ai.

Duke kujtuar masakrën e Kralanit, Zana Bytyqi, babai i së cilës u vra atje kur ajo ishte 9 vjeç, i tha gjithashtu EUobserver, në vitin 2017, se “në formën e saj aktuale gjykata speciale e [BE] është selektive dhe e padrejtë”.

Viktima më e re në Kralan ishte Kushtrim Rraci, një djalë 14 vjeç, eshtrat e të cilit nuk u gjetën kurrë.

“Si mund të qëndrojnë në paqe shpirtrat e të dashurve tanë?”, tha Bytyqi, që drejton një OJQ me bazë në Kosovë të quajtur “Familja dhe Shpresa”. ©Marrë nga EUobserver, përshtati LAPSI.al



2 Comments

  1. HASHES DHE DULLES JU MBETI KA(RROTA)NE BY**TH ,HAHA TANI BATON HAXHIU PO LEH SI ZAGAR I TREDHUR NGA HASHA DHE EDI RAMA,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *