• |
ide | kryesore

Hollanda rihap stadiumet për tifozët, por do të jetë e ndaluar të këndojnë

-Instant, Sport



“Mirëseerdhët në stadium, por pa kënduar”. Hollanda është kampionati i parë në Europë që vendosi të ndalojë përfundimisht dhe është i pari që përcakton hapjen e stadiumeve për tifozët. Edhe pse bëhet fjalë për rregulla të vecanta.

E ka shpjeguar këtë kryeministri, Mark Rutte, në një konferencë për shtyp. Nga shtatori, me rifillimin e kampionatit të ardhshëm, stadiumet do të happen për publikun, por me kapacitet të reduktuar në 1/3 për të siguruar distancim social, e mbi të gjitha me një ndalim interesant: nuk mund të këndohet në mbështetje të skuadrës (vetëm duartrokitje ose fishkëllima).

“Nëse në stadiume këndohet, atëherë është e thjeshtë: pastaj mbyllen prapë”, ka shpjeguar Rutte. “Nëse bërtet ose këndon zhurmshëm, shpërndarja e virusit është e lartë”, sipas Rutte. Ndryshe nëse mban një bori për të bërë zhurmë: “E di që duket e tmerrshme, por të gjithë kërkimet tregojnë se në situatasi kjo virusi transmetohet shpejt”. Eredivisie duhet të rifillojë në 12 shtatorin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *