• |
ide | kryesore

Hoti kthehet në Kosovë, dështon takimi i Uashingtonit mes Prishtinës dhe Beogradit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, i cili tha se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë, i duhet të kthehet që të merret me situatën.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Hoti.

Ndërkohë një ditë më parë Prokuroria e Hagës ka ngritur zyrtarisht një sërë akuzash për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK Kadri Veselin, raportojnë mediat në Kosovë.

Dy drejtuesit e PDK-asë akuzohen për krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ndërkohë në reagimin e saj qeveria e Kosovës ka theksuar se askush nuk mund të cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi. Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit.



4 Comments

  1. Duhet te vihen para pergjegjesise publike dhe politike te, gjithe ata qe ia krijuan kete komoditet langos se Sllobodan Milloshevicit,ministrit te tij Aleksander Vucic! Te gjithe ata qe ia sherbyen nje pike te cmuar Serbise ne tavoline! Ata qe sabotuan vullnetin e qytetareve duke rrezuar qeverine Kurti!
    Ne vend se te pergatitej nje dosje e trashe,voluminoze me te gjitha krimet e shtetit fashist serb ndaj Kosoves,u punua nga klanet mafioze qe krimineli Vucic te paraqitej sI aktor I paqes dhe bashkepunimit!
    Me Vucicin nuk pranon te bashkepunoje e gjithe opozita ne Serbi,e cila bojkotoi zgjedhjet!
    Kosova do fitoje!!! Nuk do e ndalin rrugen kesi pengesash,sado te kushtueshme qofshin!!!….

  2. Amatorizem qesharak ne politiken kosovare. LDK po korr ate qe mbolli! Ne kosove duhet reforme e thelle institucionale e individesh. Nuk behet shtet me lahute ,çifteli e iso! Kosova urgjentisht duhet te caktoje daten e zgjedhjeve. Late name!

  3. Vërej që të gjithë politikanët shqiptarë, si në Kosovë edhe në Shqipëri, ndonëse një pjesë e madhe e tyre nuk janë pajtuar me politikat e dyshimta të Thaçit, janë shprehur të gjithë njëzëri se akuza e bërë nga një prokuror i Gjykatës speciale, në situatën aktuale, e veçanërisht publikimi i kësaj akuze, para se ti kalohet Gjykatës së Hagës, ka një prapavijë politike në shërbim të interesave të Serbisë e Rusisë.
    Në të njejtën kohë, duke e ditur që një pjesë e madhe e politikës europiane ka dalë hapur si kundërshtare e presidentit Trump, që nga kërkesa e tij për kontribute të njëllojta nga të gjitha shtetet antare të NATO-s, apo edhe rishikimit të marëveshjeve tregtare në dëm të ekonomisë amerikane, dhe duke shfrytëzuar rastin që dipllomacia amerikane mori përsipër të ndërhyjë për një marëveshje midis Kosovës e Serbisë, tre ditë para se të zhvillohej takimi për këtë marëveshje në Shtëpinë e Bardhë, kjartazi për ta sabotuar këtë takim, publikohet kjo akuzë, ndonëse është formuluar që në 24 prill.
    Pra e parë në tërësinë e situatës politike botërore, ku në SHBA ka nisur një luftë e ashpër elektorale për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, nga njera anë incidenti “rracor” që u shfrytëzua nga protesta të fuqishme jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë, pandemia e Covid 19 që e ka bërë lëmsh më keq edhe politikën botërore, padyshim se kjo akuzë e nxituar është llogaritur të dëmtojë jo vetëm imazhin e shtetit të vogël të Kosovës, që akoma 5 shtete të BE nuk ja kanë njohur pamvarësinë, por edhe SHBA si shteti më i fuqishëm demokratik në botë që ka mbrojtur shqiptarët në Ballkan.
    A ka probleme të dyshimta në veprimtarinë politike të Thaçit e disa bashkëpuntorëve të tij ?
    Për një pjesë të madhe të opinionit publik shqiptar, ky dyshim ka qenë e është i pranishëm.
    Por kjo nuk ka sepse të hetohet nga ndonjë Gjykatë ndërkombëtare e paradoksalisht me akuzën “krime kundër njerëzimit” pasi ndëshkimi i kriminelëve pushtues serbë, nu mund të quhet “krim ndaj njerëzimit” por mbrojtje e njerëzimit nga krimi.
    Nga një Gjykatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, lufta çlirimtare e popullit shqiptar të Kosovës e UÇK është quajtur e drejtë dhe po ashtu i drejtë është cilësuar edhe vendimi i mbi 100 shteteve demokratike të botës për të njohur pamvarësinë e Kosovës.
    Kundër kësaj Gjykate vazhdojnë të jenë Serbia, Rusia, Kina komuniste e disa shtete satelite të tyre.
    Ka dyshime që nisur nga vrasje burracake pas shpine të disa figurave të njohura të partisë demokratike të presidentit Ibrahim Rugova, qëndron Thaçi e disa bashkëpuntorë të tij, por kjo nuk ka sepse të jetë objekt i drejtësisë ndërkombëtare. Kjo i përket një drejtësie të shtetit të pamvarur të Kosovës. e as Serbisë, Rusisë apo dikërve e dreqërve argatë të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *