• |
ide | kryesore

Idiot, halabak, takoheni skutave/ Si plasi sherri mes opozitës në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Që ajo që quhet “opozitë parlamentare” nuk e lidh asgjë e tregoi edhe seanca e kësaj të enjteje. Një konflikt mes deputetëve Ralf Gjoni dhe Halit Valteri gati sa nuk ka përfunduar në përplasje fizike nëse nuk do të ishin kolegët që tí ndanin.

Nuk janë të qarta motivet e sherrit, por nga ajo që u pa në kamera u vu re bezdisja e Gjonit nga ndërprerjet e Valterit dhe të tjerëve.

“Po vijmë në fund të korrikut dhe nuk po diskutohet për ndryshimin e sistemit. Pse PD kërkon papritur hapje listash? A keni këllqe? (ndërhyrje nga salla) Kam të drejtën time. Halil (Jakimi) ti je nga të paktët që ke folur. Të lutem, nuk e kuptoj acarimin tuaj. Halit (Valteri) të lutem! Nuk bëhem pjesë e asnjë loje. Nuk kam hyrë në parlament prej teje. Me lejoni ta përfundoj. Nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e asnjë pazari politik” – tha Gjoni.

Pas incidentit, Valteri mori fjalën në foltore ku iu drejtua ministres Manastirliu me fjalët: “Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj lloj idioti dhe lloj lloj halabaku që nuk dinë se ça flet”.

Kundër Ralf Gjonit ka folur edhe Myslim Murrizi.

“Ralf nëse të mungon protagonizmi, merr shkresën në protokoll firmose. Po mendon se po doli djalë e merr, e po doli vajzë t’a mbajë Murrizi me shokë, s’kam ardhur këtu si trastambajtës i askujt. Në 2005, 2009 palaçot më kanë vjedhur mandatin. S’ta bën foltorja faktor tek qytetarët as takimet skutave” – i tha Murrizi, Ralf Gjonit që mori menjëherë fjalën për replikë.

“Myslym i nderuar, e dimë të dy që unë e ti jemi në një llogore. S’dua që fjalët e mia të keqinterpretohen. Jam pro ndryshimeve kushtetuese, e kam firmosur edhe një vit më parë. Të kam dhënë edhe autorizimin në telefon të më përmendje emrin. Për të sqaruar se ndoshta edhe se kuptova.

Unë jam totalisht pro për sa kohë që kjo çon në hapjen e listave, por ama, Myslym i nderuar nuk mbështes vënien e një pragu 5% në një sistem rajonal. Nuk shkon, s’ka sens juridik. Të shohim ku do të shkojmë me Kushtetutën. Po u fut dora në Kushtetutë, futet edhe në anekse të tjera. Unë këtu e kam hallin”– tha Gjoni. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ça sherri ishte ky more gazetarë leshi, o z.Bushati hiqi nga puna këta se ta bënë lesh portalin. Ky duket që është diskutim i thjeshtë mes deputetësh.

  2. Nuk eshte se kish bere opération ne goje, por e kish gojen te zene me persheshin qe u jep doçi perdite, e me perdhune.

  3. Opzita parlamentare eshte turpi i parlamentit . Keta debila ,keta sahan lepires , keta idiot , keta te blere Duke shitur dinjitetin per perfitime te PA merituara . Ketyre nuk u thua dote as prostitut sepse u marrin te keqen prostitutes . Me ne krye lapanjozin Murrizi e “filozofen” Hajdari po bejne te pamunduren per ti sherbyer Rames per MOS votimin e reformen zgjedhore .

  4. Testi do bere te gjitheve juve -Plehra-,se te gjithe ju qe hyte ne parlament dhe ata qe nuk e dogjen mandatin ini -Idiote dhe Alabake-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *