• |
ide | kryesore

Intrigë merkato: Juventus zyrtarizon Arthur, Sarri bezdiset që “Barcelona flet për Pjanic”

-Instant, Sport



Në kampin e Juventus pritet tashmë zyrtarizimi i ardhjes së re: braziliani Arthur nga Barcelona. Situata është kaq e avancuar sa në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i transferimit, që në të njëjtën kohë do të cojë në Katalonjë Miralem Pjanic. Juventus është duke u përpjekur të limojë detajet e akordit lidhur me pagën e brazilianit. Flitet për 5 milionë në sezon. Shifër që mund të rritet në 5,5 me disa bonus e premio.

Sipas asaj që tregojnë të përditshmet katalanase Sport e Mundo Deportivo, zyrtarizimi mund të bëhet në 30 qershor. Por në kundërshtim me atë që rrjedh nga merkato, tekniku i bardhezinjve bën një bllokim të komenteve, duke u shprehur madje i bezdisur nga fakti që Barcelona flet për Miralem Pjanic: “Braziliani është një lojtar u katalanasve e më duket e shëmtuar të flasësh, ashtu si nuk më ka pëlqyer kur trajneri i tyre ka folur për Pjanic. Nuk dua të flas”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *