• |
ide | kryesore

Kumbulla bardhekaltër, Tare blitz për të parakaluar Inter e Juve

-Instant, F1, Sport



E ardhmja e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, një prej zbulimeve të këtij edicioni të Serie A, po luan aktin final. Lazio po mundohet të bëjë goditjen me një lëvizje blitz, duke paraprirë konkurencën e Inter e Juventus. Presidenti Lotito e drejtori sportiv Igli Tare kanë takuar në Villa San Sebastiano presidentin e Veronës Maurizio Setti e drejtorin sportiv Tony D’Amico për të folur për mbrojtësin 20 vjecar e për të përgatitur operacionin. Një operacion i rëndësishëm, që do të sillte në Formello një nga lojtarët më të kërkuar në këtë sesion të merkatos si për moshën e re, ashtu edhe për atë që ka treguar në Serie A.

Në frontin Kumbulla, Lazio ka vendosur të kalojë në sulm, duke u munduar të djegë kohët e të gjithëve për të mbyllur sa më shpejt një operacion që koha e shndërron domosdoshmërisht në ankand. Për qendrorin e Hellas Inter ka vendosur në tavolinë 25 milionë euro plus bonus, por bardhekaltrit duken gati për ta përmirësuar ofertën. Flitet për rreth 20 milionë euro plùs disa lojtarë që pëlqehen nga Verona, mes të cilëve edhe Cristiano Lombardi, aktualisht në huazim tek Salernitana. Sipas të gjithë gjasave, Lazio e ka seriozisht për Kumbullën i fortë edhe në kartën e drejtorit sportiv shqiptar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *