• |
ide | kryesore

Liverpool, titulli sonte ose në datën 2 korrik: ja si shpallet Klopp kampion

-Instant, Sport



Evertoni i Carlo Ancelotti dhe City, që mposhti Burnley, e kanë shtyrë festën për disa ditë, por Liverpool, 30 vjet pas herës së fundit, tani ka në duart e tij titullin e kampionit të Anglisë. Numërimi mbrapsht për të festuar Premier League më të gjatë në historinë e futbollit anglez ka filluar zyrtarisht dhe nëse skuadra e Guardiola nuk e mposht Chelsean sonte, triumfi do të jetë matematikor.

Aktualisht në fakt të besuarit e Klopp, në dritën e fitores kundër Crystal Palace, janë në epërsi me 86 pikë, ndërsa Manchester City është në kuotën 63. Reds, pra, kanë nevojë për dy pikë, pa parë të tjerët, por festa tashmë mund të shpërthejë këtë mbrëmje: nëse Manchester City humbet ose barazon kundër Chelsea, titulli do të jepet sonte me 7 javë avancë.

Në rast të një fitore të Citizens, festa do të duhet të presë edhe një herë dhe gjithçka do të shtyhet për në 2 korrik, kur në Etihad Stadium do të jetë përplasja direkte kundër City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *