• |
ide | kryesore

Mourinho ‘Speciali’ i konflikteve: lojtari më i paguar i historisë së klubit nuk do të luajë më për Spurs

-Instant, Sport



Aventura e Tanguy Ndombele tek Tottenham mund të jetë në fund vetëm pas një sezoni. Raporti mes ish-mesfushorit të Lion, që është lojtari më i paguar i historisë së Spurs (65 milionë stërlina), e tekniku José Mourinho ka mbërritur në fund e pas një sherri në stërvitje lojtari i ka bërë të ditur drejtuesve se nuk ka ndërmend të vazhdojë të luajë për anglezët.

Sipas asaj që bën të ditur Espn, të dy kanë patur një konfrontim në fillim të kësaj jave pasi Special One i kishte komunikuar futbollistit, që ende nuk ka luajtur asnjë minutë pas rifillimit, se nuk ishte ende në formë për tu kthyer në fushë. Një vendim që ka tërbuar 24 vjecarin, që i ka komunikuar klubit se nuk ka ndërmend të luajë më nën drejtimin e portugezit. Një thyerje totale që mund të sjellë lamtumirën e mesfushorit, i ndjekur në të kaluarën nga klube të mëdha si Psg, Barcellona e Bayern Mynih.

Mourinho nuk është hera e parë që konfliktohet me yjet e skuadrës. Në Manchester portugezi u vu në krah të hekurt me Paul Pogba, ndërsa nuk shpëtuan as Sanchez e Martial.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *