• |
ide | kryesore

OBSH publikon listën e shteteve ku po shtohen rastet me Covid, mes tyre edhe Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin në lidhje me rritjen e rasteve të reja me koronavirus gjatë kësaj jave, për herë të parë pas heqjes së kufizimeve.

Sipas drejtorit rajonal të kësaj organizata, Hans Henri Kluge, në 11 vende përfshirë Shqipërinë, Armeninë, Suedinë, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut është vënë re një rritje domethënëse e rasteve të reja me Covid-19.

Ai shprehet se paralajmërimet e tij për rishfaqjen me forcë të transmetimit të Covid-19 tashmë janë realitet dhe shtoi se nëse nuk iu kushtohet vëmendja e duhur atëherë sistemet shëndetësore të këtyre vendeve mund të përballen me vështirësi.

“Për javë të tëra kam folur në lidhje me rrezikun e rikthimit të vrullshëm të përhapjes së virusit në një kohë kur disa vende shikonin masat. Në disa vende përreth Europës ky rrezik tashmë është një realitet. Më shumë se 30 vende kanë parë rritje të rasteve të reja në dy javët e fundit”, tha Kluge përmes një videokonference.

Vendet për të cilat paralajmëron drejtori rajonal i OBSH janë Shqipëria, Armenia, Suedia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Azerbajxhan, Kazakistan, Bosnja, Kirgistan, Ukraina dhe Kosova.

OBSH: https://who.maps.arcgis.com/apps/opsdashboard/index.html#/ead3c6475654481ca51c248d52ab9c61



5 Comments

  1. haha te paret kudo. jeni bere qesharak. po nejse per vete i keni.beni gallata tani kenaquni. neser do ta keni te keqen brenda pa perjashtim . by…..shitja nuk do tju vlej perkundrazi… po ju e meritoni ta hani mire. tani gezojun mender parave…neser do qani….

    1. o Edi o perendi na e shpetove njehere jeten ne mars na e shpeto dhe njehere ne qershor. amin o hyjni o drite e sive tone o i barabarti me zotin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *