• |
ide | kryesore

Përse duhet përdorur deodoranti i meshkujve

Stil



Shumë femra preferojnë të përdorin deodorantin e meshkujve, me pretendimin se është më i fortë dhe “funksionon më mirë”, sipas versionit femëror. Meshkujt djersijnë më shumë, ndaj edhe produktet për ta janë më të forta, pra është e kuptueshme që edhe deodoranti i tyre të jetë më i fortë, apo jo? Megjithatë, diferenca më e madhe mes deodorantit të meshkujve dhe atij të femrave është aroma dhe paketimi. Të dyja versionet bashkë, nëse janë nga një markë e njohur dhe e fuqishme, përbërësit i kanë të njëjtë, por nuk prezantohen në të njëjtën mënyrë. Ka dy arsye madhore pse duhet t’i përdorni deodorantët e meshkujve në vend të atyre të femrave.

Përfitimi më i madh nëse blen deodorant për meshkujt janë, pa dyshim, paratë. Produktet e meshkujve (edhe deodorantët) kanë tendencë të jenë më të lira se të femrave. Sipas një studimi të fundit të bërë në Britani, deodorantët e femrave kushtojnë të paktën 30 për qind më pak se ata të meshkujve, edhe kur përbërësit janë krejtësisht të njëjtë. Disa deodorantë për meshkuj mund të kenë në përbërje të tyre edhe më shumë elementë. Kështu, nëse do të kursesh disa të holla apo nëse të pëlqen paketimi më seksi, opsioni është deodoranti i meshkujve.

Një arsye tjetër pse duhet të zgjidhni deodorantin e meshkujve? Designer-ët e markave si Tom Ford dhe Chanel krijojnë aroma të forta, specifike për meshkujt, kështu që nëse nuk e ke problem aromën e tyre dhe ndihesh po njëlloj e fortë si ata, atëherë provo Chanel në sqetulla – është varianti më i mirë mashkullor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *