• |
ide | kryesore

Rama i ashpër në Kuvend: Kosova u nënshtrohet proceseve të tilla, Serbia hap kapitujt me BE-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Në praktikën ndërkombëtare kjo është e pashembullt dhe kjo është përgjigjja që unë kam marrë nga disa vendas dhe të huaj, flas për ekspertë të nivelit të lartë ndërkombëtar. Asnjë nuk më tha që ka një praktikë ndërkombëtare që mund ta integrojë tekstin e djeshëm. Për t’u kthyer për herë të fundit, bartësit e institucioneve të Kosovës do u nënshtrohen proceseve të tilla sa herë ndërkohë Serbia hap kapitujt me BE-në”, u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, sa i takon aktakuzave në drejtim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, nga Prokuroria e Hagës.

Më tej, Rama u shpreh:

“Nuk ka dy individë që janë dhe autoritete që kthehen botërisht në të akuzuar pa akuzë, ose kjo është eksperiment i një drejtësie ndërkombëtare, se kjo nuk diskutohet. Po kjo e fundit është çmenduri. Unë jam po ai që isha në Beograd, po ai në takimin për shengenin rajonal, dhe nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë për të ndërtuar së bashku me serbët një të ardhme tjetër, por drejtësia selektive nuk është drejtësi, dhe ajo e proceseve të përsëritura është mungesë. Kjo është pak po e thënë nga një piktor është e sigurt. Dua të them që ky tribunal është i padrejtë sa i pashmangshëm dhe kjo është pse unë mendoj që Thaçi, Veseli e të tjerë që e votuan në 2015-n kanë bërë gjënë e duhur. I pashmangshëm, pas shuarjes së UÇK-së lufta e zjarrtë më armë u kthye në një të ftohtë për njohjen e shtetit.Në radhë të parë del në mënyrë të dhimshme një nga rezultatet e dritëshkurtësisë e paaftësisë për të ndarë bërllogun lokal nga kjo temë kombëtare. Për mos ta kthyerr në një cfurk për t’i nxjerrë sytë njëri-tjetrit. Barrikadat nuk forcojnë Kosovën, por Serbinë. Ka një njeri që flet më një drejtim, dhe siç nuk zgjedh fqinjin nuk zgjedh as kundërshatrin, dhe nëse kjo është Serbia dhe kjo është e pashmangshme dhe detyrimi për të folur me mjete demokratike jo me pushkët e Facebook-ut, ky sot është një nga rezultatet. Por mbështetja që autoritetet e Kosovës i kanë dhënë këtij tribunali tregon se nuk kanë asgjë për çfarë të tremben.”

Për ta përmbyllur me;

“Kjo është një e vërtetë për t’u thënë, mallkimi që do i ndjekë sepse mendonin se do e çlironin Kosovën me pushkë. Në Kosovë gjithë populli është ushtar për botën demokratike dhe kjo nuk është dobësi. Me atë tekstin e djeshëm nuk do amnistohet kurrë, një njoftim në ajër që i bie kokës dy figurave. Kjo është një çorbë, përballja e gjatë do ta bëjë UÇK-në më të fortë në kujtesën e shqiptarëve dhe do e bëjë Kosovën me të mirë dhe pse nuk duket kështu sot.”



21 Comments

  1. Thuaj tamam ate qe eshte o lideri yne. Se jemi nje rac m…qe ja fusim njeri tjetrit qe spiunojm njeri tjetrin qe vjedhim e vrasim njeri tjetri qe shesim njeri tjetrin pasi kemi shit veten qe i bejme gropen njeri tjetrit duke rene ne fund vet brenda….pasi ne shtrydhin mir e mire ata qe na kane bler …thuaje o lideri yn…..

  2. Shpejt do te shikoni kryeidiotin e ketij portali te Mbyturin ne Mutin e Kristaqit me sentensat e tij filozofike qe edhe Kadareja do ti kishte zili.

  3. Analiza e km eshte analiza e atij qe po ndjen fundin e vet. Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove u ngrit me ligj te vecante dhe nen presionin nderkombetar, per te ndeshkuar krimet e presupozuara nga UCK. Serbet jane denuar nga Gjykata nderkombetare me pare dhe ky eshte fakt historik. Ndersa km yne qe sot flet per drejtesi dhe presidenti Thaci me veprimet e tyre e kane amnistuar “Gebelsin” e Serbise, Vucic. Ka edhe dicka tjeter, Gjykata speciale, vepron jashte kufinjve te Kosoves pasi gjate hetimeve kane humbut jeten ne menyre te cuditshme shume deshmitare e ne kete menyre, nderkombetaret jane detyruar te bejne ligj special per Gjykate speciale. Por pathosi i Rames dhe “patriotizmi” i tij nuk kane te bejne fare me Kosoven dhe aq me pak me Thacin. Me deklarimet e sotme ne Kuvend, tregoi se tani po sheh fundin e vet dhe se nuk mund te kete me asnje shprese per mbeshtetje tek europianet dhe amerikanet. Por jo vetem kaq, njelloj si Thaci qe po mundohej te fitonte amnistine nepermjet nje negocimi te pandershem, duke qene edhe vete km yne pjese e ketij negocimi te pandershem e ka kuptuar se per te nuk do kete asnjefare amnistie per te nga nderkombetaret dhe po i kthehet diskureve nacuonaliste per t’u amnistuar nga shqiptaret. A do e besojne shqiptaret? Kjo mbetet per t’u pare. Por nje gje eshte e sigurt, jo vetem qe nuk ka mandat te trete, por nuk e ka te sigurt qe do qendroje ne pushtet edhe keto 10 muaj qe na ndajne nga zgjedhjet. Me sa duket, ajsbergu qe te gjithe e pane diten e djeshme, eshte pare nga km me kohe dhe prandaj eshte plakur kaq shume kohet e fundit. Por jo vetem kaq, diten e djeshme doli edhe dicka tjeter qe ne nuk e dinim, doli qe ai nuk i duhet me SHBA ve per te arritur marreveshjen.

  4. Ik ore plere, injorant politik,gazetar,piktor,basketbollist, ne te gjitha gjerat deshtin ti gomar pasi te gjitha i ben pa pik talenti pasi me mendjen prej gomari thua te gjitha i bej dhe ne te gjitha deshton pasi ke lindur deshtak.

  5. Je merzitur shume se Thaçi e sidomos Veselit u eshte nderprere karriera politike,sepaku !!!???
    Je merzitur shume qe Serbia po ecen drejt integrimit Europian .!?!?!Po ti je kelysh bushtre more njeri-perbindesh,qe urren shqiptaret e aq me shume ata te veriut(Kosovaret),ti vdes per Vuçiç,te ka mbushur hundet me miell e me prostituta ndershale e lepirje me mall gjithandej e ndjen keqadhje qe po ecen Serbia,ptu plehre e ordiner njeri !Beni patriotin e mik i Vuçiçit,paradoks i madh,po si i pacipe qe je genjen ata qe kane deshire te genjehen,tall ata qe akoma te besojne se te eshte çare barku per luften e luftetaret qe çliruan Kosoven ?!?!Haahahahah,ty ?!Monster e biri i monstres,as edhe i vdekur nuk do pushosh se leshuari energji negative ngado,perbindesh !

  6. Nuk kanë sepse ti vuajnë as të gjithë shqiptarët e Kosovës e as të gjithë shqiptarët e Shqipërisë maskarallëqet që ujdise ti me Thaçin e me mikun tuaj Vuçiç o “li–derri inë”

  7. Fol edver, te lumte goja, fol e mbro , krimet tona! Ky taçi eshte akuzuar edhe nga Kosovaret, per krime , jo vetem nga prokutoret.

  8. Kam bindjen se 80% edhe e mazhorancës, nuk i lidh gjë as me organet e inkuizicionit komunist as me diktaturën famëkeqe as me dosjen e drejtorisë së dytë, as me pseudonimet e përfolura në këtë sallë e jashtë saj nga qukapiku, rrjepsi, çorapja, fatosi, çanta, holta, bozhuri, e shumë me radhë”, u shpreh Murrizi

    1. Jo te gjitha ato qe thote murrizi jane te verteta.ose ka thene keshtu per te justifikuar ortakrine me nje te kuq.fakti eshte qe 100% e ketyre jane te lidhura me strukturat e inkuizicionit komunist ne grad te ndryshme.kush me pak e kush me shume jane pjelle e atyre qe e ben,dhe me te rrezikshem se eterit e tyre.

  9. Njeriu qe fuqizoi Vucicin dhe Beogradin tani “mban fjalime”. Rama qe nga ardhja ne pushtet ka fuqizuar rolin e Beogradit dhe Vucicit, dhe gjithe perqasja e tije ka rene dhe po na kushton teper shtrenjte. Thaci me mire te dilte me nder si Ish-Luftetar i UCK sesa u perdor keq dhe u flak ne fund.

  10. Thaci dihet boterisht qe ka qene nga ata qe quhen m-l te cilet shquhen per krime ndaj njerezimit dhe per me teper ne situata lufte. Ata qe e mbajne mend ate periudhe, do te kujtojne se deri ne Rambuje, Thaci ishte person krejtesisht i panjohur. Atje doli ne skene dhe aty u fuqizua. Po ashtu, kush ka memorie, mban mend se diku aty nga viti 98 ose 99, ne Tirane u vra ministri i mbrojtjes i qeverise Bukoshi, kolonel Krasniqi. Vrasesit nuk u zbuluan kurre, por qe atehere u fol se ishte vrare nga mbeshtetesit e Thacit. Lufta ndermjet fraksioneve politike ne ate kohe ishte shume e ashper pasi luftohej per te marre pushtetin. Ne njefare menyre ishte e ngjashme me Luften e II Boterore ne Shqiperi. Rama duke patur te njejtat rrenje si Thaci, e kupton se tani kjo kaste po shkulet nga rrenjet dhe nepermjet nacionalizmit, po mundohet te shpetoje veten. I sulet serbeve, kur ai ishte promovuesi kryesor i serbeve ne Shqiperi. Prej ardhjes ne pushtet te Rames, tregetia e serbeve ne Shqiperi ka lulezuar. Vetem nje fakt, nese nje fabrike qumeshti e blen qumshtin tek fermeret i tvsh i rimbursohet ne me pak se 1/3, vetem 6%, nese qumshti bluhet nga serbet, tvsh rimbursohet e plote, pra rimbursohet 20%. A ka politike me antishqiptare se kjo?

  11. Si gjithmone del e flet sikur te plas bytha me ate llafollogjine tende fallco dhe plot epitete e metafora o mesuesi dylber i zhgarravines

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *