• |
ide | kryesore

Rama: Kemi humbur terren në luftën diplomatike me Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama thotë se ndasia e madhe mes politikës në Kosovë dhe Shqipëri ka dëmtuar imazhin e dy vendeve ndërkombëtarisht.

Rama thotë për emisionin ”Rubikon” se të dyja vendet kanë humbur nga kjo ndasi, duke humbur terren në luftën diplomatike me Serbinë.

Ai thotë se kjo politikë feudësh ka bërë që të ktheeht në një bazë të konfliktit politik.

“Unë kam një pamje të përciptë të gjësë. Të jemi të qartë. Ne kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike me Serbinë. Kemi humbur shumë terren në luftën politike me Serbinë dhe e kemi humbur këtë terren duke e kthyer temën e strategjisë dhe të qasjes në këtë fushë beteje që është e përbashkët ku ne jemi të gjithë bashkë. Unë nuk njoh ndonjë të thotë jo nuk na duhet njohja përfundimtare nga Serbia, apo të thotë s’ka problem t’i harrojmë të gjitha.

Por e kemi kthyer këtë në një mekanizëm, që është kthyer në mekanizim bazë të konfliktit politik. Dhe ndasia e madhe që vazhdon të thellohet kush janë komplotistët dhe tradhëtarët, kush janë patriotet dhe flamurtarët, na ka degraduar imazhin ndërkombëtarëisht dhe këtë unë e perceptoj edhe personalisht. Takohem në mënyrë sistematike me ata që ne i quajmë komuniteti ndërkombëtar dhe shoh ndryshimin”, tha Rama.

Rama ndërkohë ka dhënë një deklaratë surprizë duke vlerësuar taksën 100% që e vuri qeveria e Ramush Haradinajt, duke theksuar se u vendos në një aspekt në kohën e duhur pasi ngriti alarmin e mosrespektimit të një sërë dakordësisht nga Serbia.

”Marrëdhënia ime me Presidentin e Serbisë është një marrëdhënie e krijuar si rezultat i të qenit kryeministër i Shqipërisë dhe në funksion të bindjes sime që shqiptarët dhe serbët në kushtet kur lufta ka mbaruar dhe kemi zgjedhur paqen, duhet të synojmë shumë larg. Synimi duhet të lidhet me mosdakordësisë së madhe, e cila qëndron në mes. Kemi rënë dakord që të mos biem dakord për këtë, ku ne jemi në luftë diplomatike nuk diskutohet por duke ndarë një ide që këtu duhet ecur dhe hapësirat e tjera duhen shfrytëzuar. Ti nuk e zgjedh fqinjin. Po të kishim mundësi, të gjithë popujt në këtë rajon do të kishin zgjedhur fqinj të tjerë. Në një proces, ti nuk shikon sa i mirë, sa bujar është tjetri siç mendon kur të kërkon dikush një krushqi. Ti shikon interesin.

Presidenti i Serbisë është aty për të shfrytëzuar çdo hapësirë dhe për të bërë çdo manovër në funksion të këtij interesi. Dhe sigurisht për ta treguar, gjë që e ka arritur fal dobësisë së madhe që kemi treguar ne me këtë lloj politike feudesh dhe me këtë lloj përplasjesh si në një luftë të ftohtë civile brenda Prishtinës që ky është personi i interesuar për paqe, për këtë e për atë. Ne duhet të shohim veten sepse kur del në një ring, ti nuk do merresh në fund si më mundi ai përball, ti je marrë me muskujt e tu, me përgatitjet tënde mendore. Kemi humbur terren për krejt të kundërtën e asaj që thuhet, sepse jemi barrikaduar gabim.

Po marr një rast flagrant që duhet të shërbejë si shkollë politike; taksa 100%. Ishte një vendim i cili mund të konsiderohej gabim në çdo aspekt, por në një aspekt ishte në kohën e duhur për të dhënë alarmin problemin e mos respektimit nga ana e Serbisë të një sërë dakordësish të paravendosura dhe problemin e ngecjes së një procesi në tërësi ku mos liberalizimi i vizave është një simbol, një turp i madh i BE-së dhe i vetos së Macron.”- tha Rama.



15 Comments

  1. O kari mos na bo patriotin tani me fitu ca pike.
    Edhe sa per ate qe thua ska pas nai here lufte, ne jeni vendi patatinash, ca lufte diplomatike me serbin thua ti.

    1. Po pra e di veten lider suprem ky kari, merret me probleme madhore rajonale ne nje kohe qe ne 7 vjet vetem ka vjedhur dhe ka dhen intervista

  2. Te shkerrdhje mamane Afrika ?!Tani e kuptove apo ashtu eshte loja jote e ndyre kunder shqiptareve !!!???Dora jote e shtrire dhe anatemimi dhe fyerjet live ne tavoline me Vuçiçin,te drejtuesve te Kosoves, kujt i sherbenin ?!Shqiptareve te Kosoves apo Serbise,pjelle e ndyre,monster !

  3. Ata qe s’mbeshtesnin shengenin e pjerdhur tendin i quaje gomere. I skenoje skena ne Beograd dhe pas konferences kendonit Il solo mio me ministrin e jashtem te serbise, e gjitha sipas shtypit te kohes. z. Haradinaj ua la planin me gjysme, sigurisht qe dhe ai kishte mbeshtetjen e tij. Keni qene shkaterrimtar si ne politikat vendase ashtu dhe ate te jashtme. Tipik shqiptar, kur te erdhi prane mehalles tuaj, filluat te reagoni, Serbet nuk ndryshuam sot aty kane qene dhe per respekt te te gjithe atyre viktimave nga gjenocidi serb cdo politikan i Tiranes do te duhej te moa fliste asnje fjale per Kosoven. Vetem terheqje njohjesh ka njoh kosova qe kur keni ardhur ju ne pushtet.

  4. Kur Tadic hyri shkues midis teje dhe Metes,deklarove se kur vjen tjetri per mort,nuk I mbyllet dera.Te solli ne pushtet.Te sollen serbet ne pushtet.
    Tani po flet per krushqi me interes.

  5. Për këtë arsye, grupi i punës ka hartuar dhe formularin që duhet të plotësojnë personat që duan të garojnë si kandidatë për listat e PD.

    Ajo që vihet re është se Basha ka hartuar disa pyetje vërtet naive, qesharake dhe aspak dinjitoze pë rtë gjithë ata persona që pritet të futen në listat e kandidatëve.

    Në formular është një pyetje ku kërkohen emrat e tre shokëve të universitetit dhe një tjetër ku kërkohen emrat e tre shokëve të viteve të fundit.

    Gjithashtu personat që garojnë si kandidatë pyeten nëse kanë pirë ndonjëherë lëndë të jashtëligjshme narkotike dhe nëse janë konsumues të alkoolit.

    Dhe nëse bëhet fjalë pë rkëtë të fundit, “klasën” e kalojnë vetëm Berisha dhe Basha që nuk pinë asnjë pikë alkol, pasi të tjerët nuk kursehen, janë pjedashës të fortë dhe e mbajnë pijen. Shpëton dhe Bardhi që pi vetëm lëngje me pip. Ndersa Paloka, Ristani dhe te tjeret te cilet duan vite qe te rehabilitohen nga vesi i alkolit, s’ka asnje shans.

  6. Rame kerko falje. Ke gabuar keq ne lidhje me raportet shqiptaro-serbe. Je nje nga regjizoret e kesaj situate qe po perjetojme. Ben mire qe real politika te mbizoteroj ne kete rajon ndersa fantazite mbi te paaritshmen vetem na bejne dem.

  7. MOR QEN BIR QENI PO TI THOJE 0 XERRO PROBLEM ME FQINJET TANI TE DOLEN ARMIQ TI ME SHPESH KE TAKUAR VUCICIN SE LINEN ME SHPESH KE TAKUAR VUCIC SE SA PRESINDENTIN E VENTIT ILIR META TI 100 HERE KE TAKUAR VUCICIN DHE NJEHER BASHEN TI JE TRADHETAR TI DUHET TE DENOHESH PER GENOXIT TE KOMBIT SHQIPTAR TI DUHET TE IZOLOHESH SEPSE VETEM VIRUS ANTI KOMB SHPERNDAN TANI TE DOLI KEQ VUCICI PAS SI U Q,,,, ME TE TANI……………..

  8. Tani e mori vesh ky gjasme. Po a ishe ti qe i shkove beograd dhe e prisje ne tirane si nje mik te mire qe do ndihmonte qeverine tende qe makroni te jepte ok per negociatat. Ta tha troc dje ministri yt i jashtem. Ti i ke shit interesat kombetare te serbi dhe te greku.

  9. Po të jesh ti burr shteti!
    Por ti nuk je dhe as Saliu.

    Duhet që në agrsioni e parë që mori Sërbia ndaj Kosovës, pra kundër gjakut tonë në vitet 98-99.
    Duhet menjëherë të kishit prerë mardhëniet Diplomatie me Serbinë deri më sot. Deri sa Sërbia të kërkonte të falur krimet e luftës,pagimi i dëmeve të luftës etj. Si dhe ta njihte perfundimisht Kosovën si shtet.
    Sot do sillej ndryshe Sërbia ndaj Kosovës dhe Shqipërisë dhe NUK do të luante rolin e “viktimës” Turp.

    Po të jesh burrrrrrrrrrrrr!?!?

    Prishi mardhëniet me Serbinë me motivacionin e mesipërm.
    Enver diktatori pati bole dhe i prishi mardhëniet me Superfuqinë e atehershme Beshkimin Sovjetik CCCP.
    KURSE TY TË BEN PORDH NJË SHTET KRIMINELASH I VOGEL BALLKANIK DHE MORRACAK SI SËRBIA. TURP TURP

  10. Për këtë arsye, grupi i punës ka hartuar dhe formularin që duhet të plotësojnë personat që duan të garojnë si kandidatë për listat e PD.

    Ajo që vihet re është se Basha ka hartuar disa pyetje vërtet naive, qesharake dhe aspak dinjitoze pë rtë gjithë ata persona që pritet të futen në listat e kandidatëve.

    Në formular është një pyetje ku kërkohen emrat e tre shokëve të universitetit dhe një tjetër ku kërkohen emrat e tre shokëve të viteve të fundit.

    Gjithashtu personat që garojnë si kandidatë pyeten nëse kanë pirë ndonjëherë lëndë të jashtëligjshme narkotike dhe nëse janë konsumues të alkoolit.

    Dhe nëse bëhet fjalë pë rkëtë të fundit, “klasën” e kalojnë vetëm Berisha dhe Basha që nuk pinë asnjë pikë alkol, pasi të tjerët nuk kursehen, janë pjedashës të fortë dhe e mbajnë pijen. Shpëton dhe Bardhi që pi vetëm lëngje me pip. Ndersa Paloka, Ristani dhe te tjeret te cilet duan vite qe te rehabilitohen nga vesi i alkolit, s’ka asnje shans.Ja ky formulari qe do plotesoni ju shpellkaret e pd do ta zgjidhe perfundimisht ceshtjen me serbine

  11. KUR SHTETIN UDHEQIN IDIOTAT TRADHTARET BETHAGJIT COFTINAT SHTAKORRAT GOMARET NUK KA SI TE NDODH NDRYSHE QEN

  12. Shqiptaret ne te dy anet e kufirit i moren ne qafe politikanet e tyre te cilet nuk qene kurre te afte te ngrinin shtete te forta, demokratike, ekonomikisht dhe politikisht te qendrueshme dhe keshtu edhe nderkombetarisht te respektueshme. Perkundrazi, kane luftuar dhe punuar vetem per tu pasuruar per veten dhe familjet e tyre ne kurriz te popullit, shteteve perkatese dhe demokracise. Prandaj jemi sot ne kete derexhe nga ku nuk na nxjerr dot askush. nese keta politikane do kishin punuar per popujt dhe vendet e tyre, sot shqiptaret anembane do ishin ne sheshe duke protestuar ne mbrojtje te tyre dhe askush nuk do guxonte ti neperkembte ne kete menyre. Por keta jane politikane lapangjoze, hajdute, mashtrues e lepires qe e meritojne burgun shume me teper per ate cfare u kane bere shqiptareve sesa per akuzat e sajuara se si kane vepruar me serbet. Ua tha troc Bill Clinton ne Prishtine: Luften e fituam ne, ju keni per detyre te fitoni paqen. Kurse keta me menyren si kane vepruar rrezikojne ti humbasin te dyja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *