• |
ide | kryesore

Rama reagon sërish për akuzën ndaj Thaçit: Çfarë më tronditi më shumë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama deklaroi se ishte i tronditur nga akuzat e ngritura nga prokurori i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Rama u shpreh në emisionin “Rubikon” se teksti ishte skandal dhe ngjan sikur i drejtohet një regjimi kriminale.

Ajo çka mua më ka indinjuar thellë dhe më ka bërë që ndoshta për herë të parë, të mos gjej dot fjalët për t’u shprehur. Ai tekst mu duk përtej shumë, përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë lidhur me çfarë presupozohet ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit të saj.

Sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e përgjithshme jo më detajet e historisë që kanë lexuar atë tekst, kanë menduar dhe kanë ndjerë jo si për dy themelues të UÇK-së, por si dy pjesëtarë të një regjimi kriminal.

A thua se po flitet për Serbinë dhe regjimin serb dhe jo sikur po flitet për udhëheqësit e një vendi që ishte viktimë e regjimit të një agresioni. Kjo ishte ajo që më ka tronditur. Pa marrë parasysh edhe faktin se si munde të flitet për të vrarët duke folur për shuma të përgjithshme; rreth 100.

Flitet për obstruksion, apo përpjekje për pengim që është një hata më vete. Unë jam dëshmitar i disa bisedimeve dhe i një bashkëbisedimi që kam zhvilluar me Hashim Thaçin, Isa Mustafën në Prishtinë kur diskutohej pikërisht futja në rendin e ditës dhe votimi i tribunalit special dhe e di shumë mirë që të dy udhëheqësit në fjalë, ishin absolutisht pa rezervë për ta mbështetur këtë nismë pa rezervë, nismë që vinte nga jashtë dhe nga ana tjetër kishin problemin e mungesës së kuorumit për ta bllokuar. Ky tekst është një skandal”, tha Rama për “Rubikon” në KlanKosova në Prishtinë.



11 Comments

  1. Njesh eshte per mashtrime ky njeri. Ku ishte ky kur behej lufta ne Kosove? Si u miqesua aq shume me Vucic? Pse ideoi dhe u mundua te krijoje mini shengenin ballkanik duke lene jashte Kosoven? Eshte vone per t’u bere nacionalist per me teper kur patriotizmi i tij dhe dashuria per vendin e tij eshte e njejta qe ka blegtori per lopen qe mjel dy here ne dite. Eshte fundi. I ka ardhur fundi si politikan dhe po mundohet te shitet nacionalist per te fituar ca pike nga te shumtat qe ka humbur. Fund pa lavdi. Do kujtohet gjithmone si nje sallategrires dhe mashtrues qe vetem i mori Shqiperise dhe i dha krimin ne parlament, drogen, Taulant Ballen, Elisa Spiropalin dhe injorante te tjere.

      1. Ti dukesh se je koke e madhe. Qekur lidh wermachtin me SS-te qe jane dy struktura te ndryshme, kuptohet se hajdarizimi tek ty ka arritur maja te paarritshme.

  2. Keshtu eshte kur kapeni nga interesa te huaja dhe lejoni SHBA dhe BE te fusi hundet ne punet e brendshme. I lini te inponohen me implementim reformash me miliona eurosh ne sistemin gjyqesor, nder me kryesorit ne nje shtet. Si ti Rama dhe Thaçi jeni te marr peng dhe prandaj silleni keshtu, prej jush dhe shoqeria shqipetare rri me bisht nder shale.

  3. Çfarë është skandal për ty o i gjati ynë, mund të jetë lajm i mirë për të tjerët. Si psh anullimi i takimit Thaçi-Vucic ishte lajm i mirë, dhe çfarë vjen si pasoje. Une nuk dua qe anëtaret e UÇK te dënohen, por mesa duket kjo ishte rruga e vetme e anullimit te takimit. Se si ja futet Albin Kurtit, apo Ramushit, juve bashkë me Thaçin është e ndyrë. Mirë t’ju bëhet!

    Megjithëse besoj ne pafajësinë e Thaçit, atij mirë t’i bëhet, eshtë apo nuk është fajtor!

  4. Për këtë arsye, grupi i punës ka hartuar dhe formularin që duhet të plotësojnë personat që duan të garojnë si kandidatë për listat e PD.

    Ajo që vihet re është se Basha ka hartuar disa pyetje vërtet naive, qesharake dhe aspak dinjitoze pë rtë gjithë ata persona që pritet të futen në listat e kandidatëve.

    Në formular është një pyetje ku kërkohen emrat e tre shokëve të universitetit dhe një tjetër ku kërkohen emrat e tre shokëve të viteve të fundit.

    Gjithashtu personat që garojnë si kandidatë pyeten nëse kanë pirë ndonjëherë lëndë të jashtëligjshme narkotike dhe nëse janë konsumues të alkoolit.

    Dhe nëse bëhet fjalë pë rkëtë të fundit, “klasën” e kalojnë vetëm Berisha dhe Basha që nuk pinë asnjë pikë alkol, pasi të tjerët nuk kursehen, janë pjedashës të fortë dhe e mbajnë pijen. Shpëton dhe Bardhi që pi vetëm lëngje me pip. Ndersa Paloka, Ristani dhe te tjeret te cilet duan vite qe te rehabilitohen nga vesi i alkolit, s’ka asnje shans.

  5. Ty asgje ste trondit. Ti thjesht je nje njeri i çoroditur, i gatshëm të shesesh interesat kombetare vetem e vetem që të rizgjedhesh. Je bere i rezikshem dhe duhesh menjanuar.

  6. jE MASHTRUESI ME I NDYR NE BOTE . JE TRADHETARE I KOMBIT SHQIPETARE . FAKTET:1)ISHE PER CPTIMIN E KOSOVES DUKE MBESHTETUR VUCICIN DHE SI VLLAUN TEND THACI . 2)ISHE BASHKEIDEATORI ME VUCIC PER MINISHEGENIN BALLKANIK DUKE ELEMINUAR KOSOVEN 3)EMEROVE SI MINISTER TE JASHTEM FILOSERBIN CAKA ,4)NDRYSHE REAGON PER HAJRADINAJN E NDRSHE REAGON PER THACIN PER AKUZAT E HAGES . 5)VURE TRAUN NE RRUGEN E KOMBIT PER KOSOVARET . JE BERE I PA BESUSHEM DHE I RREZKSHEM PER SHQIPETARET JE VIRUSI ME I RREZIKESHEM PER SHQIPERIN . KY DUHET LARGUAR URGJENTISHT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *