• |
ide | kryesore

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid në Itali

Arkiva, Planet



Italia ka shënuar një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit, krahasuar me dy ditë më parë. Sipas Emergjencave Civile në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë 34 persona ndërkohë që dje ishin 30, ndërsa të martën 18 viktima. Në total numri i viktimave që prej nisjes së pandemisë është 34.678 persona. Edhe rastet e reja me koronavirus janë rritur ku në 24 orët e fundit janë 296 persona, ndërsa dje ishin 190. Numri i të infektuarve në total ka kapur shifrën e 239.706 personave. Lajmi i mirë që vjen nga Italia është që 615 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *