• |
ide | kryesore

Zbulohet foto e makinës së atentatorëve të Ardjan Çapjas

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kjo është makina me të cilën u larguan autorët e atentatit me snajper ndaj Ardian Çapjas. Në foto duket ky “Volkswagen” e cila u përdor nga grupi pasi dogjën mjetin në zonën e Fushë-Mbretit. Automjeti ende nuk është gjetur nga policia. Pavarësisht kërkimeve që janë bërë në Elbasan, Peqin dhe disa zona të tjera, sërish policia dhe prokuroria nuk ka rënë dot në gjurmë të atentatorëve.

Fillimisht autorët qëlluan me snajper Ardian Çapjan nga kodra e Krastës. Më pas ata përdorën një automjet “Volkswagen Sharan” për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe për ta djegur pranë varrezave të Fushë-Mbretit. Kamera e sigurisë të një vile kanë filmuar momentin kur autorët largohen më pas me makinën që po i priste në zonë.

Ardian Çapja po dilte nga vila e tij, kur u qëllua me snajper. 55-vjeçari ka mohuar atentatin, duke thënë se u rrëzua, por ekspertiza e policisë tregoi se ai u qëllua me një plumb snajperi nga një distancë rreth 320 metër. Deri më tani grupi hetimor nuk ka asnjë person të ndaluar apo dyshuar për atentatin./ Mapo



1 Comment

  1. “Ardian Çapes”, o debila gazetare, jo “Çapjas”!
    Rasa gjinore e shqipes nuk pi kafe te Blloku, o kara!

    Ore ku e keni mesuar shqipen ju oo truthare???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *