• |
ide | kryesore

77 raste të reja me koronavirus në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetëësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 77 persona.

Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 78 raste pozitive, ndërsa shifra më e lartë në vendin tonë u regjistrua pak ditë më parë me 82 të infektuar.

Gjatë ditëve të fundit, përveç shifrave të larta të infektimeve, ka pasur edhe shtime të reja në Spitalin Infektiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *