• |
ide | kryesore

Arthur u bind të shkojë tek Juventus… nga Dani Alves

-Instant, Sport



Akordi mes Juventus e Barcellona për shkëmbimin e parë të rëndësishëm të sezonit të merkatos është i sigurtë. Bardhezinjtë kanë bindur Arthur të zgjedhë “La Continassa” falë një cmimi super (cështje prej 70 milionë euro) e një rrogë që bashkë me bonus do të arrijë deri në 5,5 milionë euro, duke kaluar kështu skepticizmin e brazilianit jo plotësisht i bindur për tu larguar nga blaugrana. Në Barcelonë do të shkojë Miralem Pjanic. E gjitha duhet të zyrtarizohet brenda të martës të 30 qershorit.

Për Pjanic shifra e dakordësuar me katalanasit vërtitet rreth 60 milionë euro: kjo do të thotë se mes 70 milionë për operacionin Arthur e vlerësimin e boshnjakut janë 10 milionë difrenencë që Juventus duhet të derdhë.

Sipas asaj që bëhet e ditur, tratativa është zhbllokuar nga ndërhyrja e një tjetër braziliani, Dani Alves. Ish-mbrojtësi u largua në mënyrë të cuditshme nga Torino, por ka luajtur një rol thelbësor në favor të bardhezinjve. Duket se ka qenë pikërisht ai që ka bindur Arthur të transferohet, duke i shpjeguar projektin e klubit të Agnelli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *