• |
ide | kryesore

Basha takon kreun e Konfindustrisë: Çfarë i shqetëson industrialistët shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me kreun e Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka diskutuar për situatën e rëndë ekonomike dhe financiare të bizneseve, të krijuar gjatë kësaj kohe pandemie të koronavirusit.

Në “Facebook”, Basha thekson se “Konkurrenca e pandershme, përfshirja në ekonominë shqiptare të parave me origjinë të dyshimtë, mungesa e politikave mbrojtëse të prodhimit vendas, aksesi i ulët në kreditimin e ekonomisë, mungesa e sigurisë juridike në respektimin e kontratave dhe ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale ishin kryefjala gjatë bashkëbisedimit tonë”.

Basha u shpreh se boshti kryesor i platformës së tij do të jetë respektimi i sigurisë juridike e gërshetuar me politika të qëndrueshme fiskale dhe rregullatore.

Mesazhi i Bashës:

Mungesa e konkurrencës së lirë, korrupsioni endemik, burokracitë, taksat e larta dhe shpenzimet buxhetore jo të orientuara në shërbim të nevojave reale, por shpeshherë në kontrata dhe projekte inefiçente, mbeten shqetësimet kryesore të industrialistëve shqiptarë.

Gjatë bisedës me Administratorin e Përgjithshëm të Konfindustrisë (Konfederata e Industrive të Shqipërisë), z. Gjergj Buxhuku dhe bashkëpunëtorët e tij, ndamë jo vetëm shqetësimet e situatës ekonomike dhe financiare të bizneseve, por edhe vizionin e përbashkët mbi zhvillimin ekonomik të vendit gjatë viteve të ardhshme.

Konkurrenca e pandershme, përfshirja në ekonominë shqiptare të parave me origjinë të dyshimtë, mungesa e politikave mbrojtëse të prodhimit vendas, aksesi i ulët në kreditimin e ekonomisë, mungesa e sigurisë juridike në respektimin e kontratave dhe ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale ishin kryefjala gjatë bashkëbisedimit tonë.

Ky bashkëbisedim shërbeu për të diskutuar mbi planin tonë ekonomik, të cilin po e përshtasim me realitetin e ri ekonomik të krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Ulja e taksave, thithja e investimeve të huaja, bashkëpunimi me biznesin, i cili në filozofinë tonë konsiderohet si punëdhënës dhe jo thjesht si taksapagues do të jenë prioritet.

Respektimi i sigurisë juridike e gërshetuar me politika të qëndrueshme fiskale dhe rregullatore do të jenë boshti kryesor i platformës tonë. Implementimi i taksës së sheshtë 9%, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve do të jenë faktorë vendimtar në parandalimin e konkurrencës së pandershme në treg.

Reformat tona do të jenë të qarta, konkrete dhe të realizueshme.

Vetëm kështu do të mund të fuqizojmë ekonominë dhe industrinë vendase, do të hapim vende të reja pune dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve.



4 Comments

  1. Për këtë arsye, grupi i punës ka hartuar dhe formularin që duhet të plotësojnë personat që duan të garojnë si kandidatë për listat e PD.

    Ajo që vihet re është se Basha ka hartuar disa pyetje vërtet naive, qesharake dhe aspak dinjitoze pë rtë gjithë ata persona që pritet të futen në listat e kandidatëve.

    Në formular është një pyetje ku kërkohen emrat e tre shokëve të universitetit dhe një tjetër ku kërkohen emrat e tre shokëve të viteve të fundit.

    Gjithashtu personat që garojnë si kandidatë pyeten nëse kanë pirë ndonjëherë lëndë të jashtëligjshme narkotike dhe nëse janë konsumues të alkoolit.

    Dhe nëse bëhet fjalë pë rkëtë të fundit, “klasën” e kalojnë vetëm Berisha dhe Basha që nuk pinë asnjë pikë alkol, pasi të tjerët nuk kursehen, janë pjedashës të fortë dhe e mbajnë pijen. Shpëton dhe Bardhi që pi vetëm lëngje me pip. Ndersa Paloka, Ristani dhe te tjeret te cilet duan vite qe te rehabilitohen nga vesi i alkolit, s’ka asnje shans.Varponi shpellkare plotesoni formularet e lulzimes per deputet ju e meritoni se ngelet duke ngrene vetem supe me lakuriq,ju erdhi dita tani

  2. Dhe ??????? Ky me kasten e vjeter pas asnje prurje te re do beka ndryshime???? Nje njeri qe nuk do ndryshime nuk mund te beje ndryshe nga paraardhesit e tij . Edhe ky si palloshi kerkon pushtet per te vjedhur . Jeni i njejti mut i ndare pergjysem . Gijotina i bo fajde ketij vendi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *