• |
ide | kryesore

Covid në Maqedoninë e Veriut, 3 viktima dhe 163 të infektuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 163 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 5758.

Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se rastet e reja janë konfirmuar: 70 nga Shkupi, 25 nga Tetova, 2 nga Kumanova, 6 nga Dibra, 14 nga Shtipi, 2 nga Prilepi, 4 nga Struga, 2 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 9 nga Ohri, 2 nga Kavadari, 11 nga Gostivari, 1 nga Strumica, 2 nga Kriva Pallanka, 3 nga Koçani, 4 nga Shën Nikolla dhe 4 nga Resnja.

Po ashtu, u njoftua se gjatë 24 orëve u shënuan në vend edhe tre viktima si pasojë e koronavirusit. Numri total i viktimave rritet në 268.

Ndërsa, Instituti për Shëndet Publik regjistroi 40 pacientë të shëruar, prej tyre 6 nga Shkupi, 9 nga Tetova, 1 nga Kumanova, 16 nga Shtipi, 2 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 2 nga Gostivari dhe nga një në Koçan dhe Resnjë. Në total numri i të shëruarve është 2206.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *