• |
ide | kryesore

DASH “shuplakë” Shqipërisë: Nuk heton zyrtarët trafikantë të qenieve njerëzore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për trafiqet e qenieve njërëzore. Në raport DASH thotë se qeveria shqiptare nuk ka plotësuar as kërkesat minimale.

Raporti thekson se Shqipëria dënoi 5 trafikantë të qenieve njerëzore për dy vite, 2018-2019, më i ulëti që në vitin 2014-të.

“Qeveria nuk bëri përpjekje për të mbrojtur emigrantët, azilkërkuesit, fëmijët, etj. Qeveria shqiptare ka vonuar financimin e organizatave që merren me trafikun e njerëzve. Qeveria nuk plotëson standartet minimale në disa fusha. Prokurorët dhe vëzhguesit nuk kanë trajnim e duhur. Burime të pakta për të luftuar trafikimin.

Qeveria nuk ka hetuar ose penalizuar zyrtarët e përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore, ose për korrupsion”, – thuhet në raportin për Shqipërinë.

Megjithatë, DASH vlerëson disa përpjekje aktuale të qeverisë shqiptare për të luftuar fenomenin, duke shënuar një rritje krahasuar me 2019.



4 Comments

  1. Jo se ata media jon e ndritur agjente besnike i quan ” biznesmen”. psh u kap “biznesmeni” x y i shpallur ne kerkim nga pil.ital per trafik..z. po nejse heret je kujtu dhe ti. mir jo keq pas 30 vjetesh. ok.

  2. Nuk heton qeveria o lapsi,as nuk denon qeveria se nuk jemi ne komunizem, jemi ne demokraci ku pushtetet jane te ndara,aa dhe diçka,tani jane te mire amerikanet,nuk i paska blere Rama????

  3. qeveria nuk i denon teafikantet e droges pasi i veshi me imunitet deputeti i nxori nga burgu dhe se kishin vrare dhe tani jane biznesmen qe na dalin dhe ne faqet e gazetave tuaja si frok mark rroshi doshi etj dhe spaku fle ne gjume pavaresisht se kemi respekt per kete instuticion por nuk i lene qeveritaret te veprojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *