• |
ide | kryesore

‘E nxora në pritë për para’/ Zbardhet dëshmia e të dashurës së Hekuran Billës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Adiola Lakra, 26-vjeçarja që u arrestua si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës ka pranuar rolin e saj në krimin e rëndë.

Në dëshminë e parë para hetuesve, ajo ka thënë se ‘frekuentohej’ me Billën prej një viti.

“E nxora në pritë për para”, mësohet se ka thënë Lakra në polici, e cila u arrestua mbrëmë në qytetin e saj të lindjes, Berat.

“Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo, raporton News24.

Sipas hetimeve, ajo kishte njohje me familjen e Viktor Markut, i cilësuar nga Policia si autori kryesor i vrasjes së Billës.

Policia dyshon se e reja ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin që tronditi Tiranën pak javë më parë.



3 Comments

  1. Lapsi si gjithmone i defromon lajmet .

    Ajo asnjeherenuk ka thene se ‘ E NXORA NE PRITE PER PARA’.. keto i sajojne keta shkerdhatat e lapsit.
    Biles dhe ne disa reshta me poshte ajo thote @” Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. @ ”” ,,, por jo e nxora ne prite per para.

    Pastaj jam e bindur se ajo nuk e ka deklaruar fare kete punen e parave. Keto jane thjesht sajesa te gazetareve.

    1. Pastaj po disa rreshta me poshte
      @” Policia dyshon se e reja ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin @”
      Ne qofte se ajo ka thene qe e nxora ne prite per para , ketu nuk ka me dyshime nga ana e policise.
      Te hapni barkun me keto genjeshtra qe shrkauani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *