• |
ide | kryesore

Ecclestone trondit F1 me deklaratën: “Shpesh të zinjtë janë më racistë se të bardhët”

-Instant, Sport



Ish-pronari i F1, Bernie Ecclestone, ka folur për racizmin në një intervistë për CNN, duke i bërë elozhe inisiativës së Lewis Hamilton. “Kjo fushatë që po bën për personat me ngjyrë është e mrekullueshme – ka thënë ai, edhe pse dyshon për efikasitetin – Do ti bëjë të mendojnë personat, që duhet të arsyetojnë mbi këtë gjë. Dikush mund të mendojë të njëjtën gjë për të bardhët. Në shumë raste të zinjte janë më racistë se të bardhët“.

Kampioni anglez është në vijën e parë për të luftuar padrejtësitë sociale e Liberty Media, shoqëria pronare e F1, është gati ta mbështesë me WeRaceAsOne, inisiativa e re e lindur për të luftuar kundër diversitetit. “Lewis është special. Eshtë shumë, shumë, shumë i talentuar si pilot e tani duket se është po kaq i talentuar edhe në oratori – ka shpjeguar 89 vjecari -. Kjo fushatë (me krijimin e ‘Hamilton Commission’, një task-force që do të ndihmojë të rritet diversiteti në industrinë e motorsport) që po bën për personat me ngjyrë është e mrekullueshme, po bën një punë të madhe qëi pëlqen njerëzve e për këtë e dëgjojnë”.

Ecclestone dënon, nga ana tjetër, rrëzimin e statujave të personazheve të famshëm të akuzuar se kanë qenë racistë, skllavërues ose kolonizatorë, nga ana e mbështetësve të lëvizjes ‘Black Lives Matter’. “Duhet të nisim të mësojmë barazinë në shkollë, në mënyrë që më pas të mos kenë nevojë të mendojnë për këto gjëra. Mendoj se është idiotësi të rrëzosh statujat. Duhet ti kishim lënë aty, që pastaj të conin fëmijët e shkollave ti shikonin e ti shpjegonin se cfarë kishin bërë këta persona, duke evidentuar edhe gjërat e gabuara“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *