• |
ide | kryesore

Fondacioni i konservatorëve britanikë: Procesi i nisur nga PD model për rajonin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fondacioni Westminister i Partisë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe, përshëndeti nisjen nga PD të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia.

Fondacioni i Partisë Konservatore veçoi rëndësinë e krijimit të Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve brenda Partisë Demokratike. Në postimin e tyre në Instagram, Fondacioni shpreh krenarinë që ndihmoi PD në nisjen e këtij procesi model për demokracinë dhe për rajonin.

Basha2
Më poshtë qëndrimi zyrtar i Fondacionit Westminister i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe: 
“Partia Demokratike e Shqipërise njoftoi dje se po krijon një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve, të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën partiake të PD është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurues dhe meritokratik.Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model.” 

Alex Shelbroooke, deputeti konservator britanik përshëndet procesin e brendshëm te perzgjedhjes se kandidaturave për deputetë të Partisë Demokratike.

Alex Shelbrooke, deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik, me anë të një postimi në Twiter përshendeti procesin e brendshëm zgjedhor që Partia Demokratike po ndërmerr për të nxjerrë kandidaturat e saj për deputetë dhe kryetarë bashkish në zgjedhjet e ardhshme. Z.Shelbrooke ka qënë një ndër kontribuesit kryesor të këtij procesi, i cili së bashku me Fondacionin Westminister dhanë konsulencën e tyre për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e një prej proceseve më të rëndësishme politike për një parti këto 30 vitet e fundit.

Më poshtë postimi i tij: 

Puna që bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve. 



10 Comments

  1. Me kete proçes model qe thoni ju edhe Ajnshtanji do dukej diletant ne fizik . Keni bere me te keqen e mundeshme .Mjere populli thuaj , pa ju kete pune dini dhe keto palaçolleqe beni . Ne nje vend te marresh dhe hajdutesh , puna me e mire eshte te largohesh sa me larg ose te luftosh sa me fort . Kjo marrezi duhet te marre fund , nuk mund tja leme ne dore maskarait dhe harbutit vendin .

    1. Me gjithe mend qe eshte shume i koklavitur dhe i pakuptueshem . Nje gje e mora vesh , ne fund kushdo qe te zgjidhet emrat dhe numrin ja jep basha .

  2. per rilindasit me siper jeremy corbin ne londer e keni shkoni qani me ate se ndoshta nje dite bota do te kendoje e gjtha internacionalen

    1. PO ÇA RILINDAS THUA O KAR ME ZILE ? RILINDJEN PO TA BENE BASHA EDHE NE PD O QOKE ROPT RILINDJES DHE RILINDASVE , ROPT PALLOSHIT E ROPT EDHE BASHES QE PO KOPJON PALLOSHIN .

  3. Filluan lobimet …
    Dhe portalet qe vdesin nje cike qe keto fjale i thote nje i huaj.
    ”” E shikoni … Basha e meriton te jete kryeminister i ardhshem ””

    Basha do behet kryeminister o njerez , po jo se do ta marri vete.. por sepse keshtu eshte pakti nderpartiak qe ne 1997 .
    Nje parti je me shume se 8 vite.
    Bashes ja dhane llokum ne goje PDn dhe tani do ti japin dhe pushtetin.
    Tani do lexoni humor pa pagese. Shikoni kur ta ngrene Bashen ne qiell te gjiteh servilet .
    Hajt te na rroje dhe zoti ti jepi mend dhe fuqi ato vite qe do qeverisi se mesa duket i ka me pakice.

    1. PO ÇA DO TI BESH MILITANTEVE TE DY KRAHEVE . NJE SUFLLAQE DHE NJE KOKA KOLA DHE RRINE 24 ORE NE GADISHMERI . KETE VEND E KA MBYT ZHULI ME KOHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *