• |
ide | kryesore

Gjykata Speciale/ Pse Rama veshi kostumin popullor të patriotit folklorik?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Po të dëgjosh argumentet e kryeministrit të gjitha janë kundër Tribunalit

të Hagës, por qëndrimin e ka pro tij

Edi Rama është shfaqur të enjten i revoltuar, me tone të larta dhe me argumenta populiste për të komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për  Thaçin dhe Veselin, në një qasje që i ngjante si dy pika uji, asaj që mbajti kur Saimir Tahiri doli në përgjimet italiane.

Edhe fjalimi në parlament (video poshte) edhe intervista që dha në mbrëmje në Klan Kosova u karakterizuan nga e njëjta linjë, që kryeministri shqiptar mban kur nuk ka një qëndrim të prerë: ai përdor një gjuhë të dyfishtë, tregon me gisht të zezën, por edhe të kundërtën e saj, formon fjali stilistikisht të ndërlikuara, po ku është e vështirë të gjesh thelbin.

Kjo kontradiktë u pa edhe në reagimin e Ramës në mbrojte të presidentit të Kosovës dhe ish kreut të kuvendit.

Ai solli një sërë shembujsh dhe argumentash se si këta drejtues së shtetit kishin qenë pro ngritjes së Gjykatës Speciale, se si e kishin përkrahur dhe votuar atë, se si vetë, Rama kishte qenë pro atij tribuanali në Hagë.

Por, nga ana tjetër ai shtjelloi një sërë argumentash se pse kjo “shkallë e gjashtë gjykimi” për ish luftëtarët e UÇK-së, ishte imolave, e padrejtë dhe asimetrike.

Kryeministri argumentoi se një drejtësi që zgjatet pa fund nuk bën drejtësi. Ai përmendi rastin e Haradinajt dhe të tjerëve që kanë mbi 10 vite që enden gjykatave, fëmijët e të cilëve rriten me ankthin nëse i kanë prindrit heronj apo kriminelë.

Ai përmendi faktin se komuniteti ndërkombëtar po tregohet asimetrik, pasi Serbia që ishte agresore nuk i lejon fare hetuesit e huaj të merren me krimet e saj, ndërsa Kosova që ishte viktimë po i nënshtrohet hetimeve të njëpasnjëshme.

Megjithëse vuri në dukje njohuritë e tij të pakta juridike, ai e quajti Gjykatën Speciale të Hagës “unikale” në llojin e saj.

Pra po të dëgjosh argumentat e Ramës të vjen vetëvetiu një pyetje: A duhet ta mbështeste ai kur u ngrit dhe a duhet ta votonin liderët kosovërë  këtë Tribunal? Kur kishin gjithë këto argumenta kundër, pse u sollën ndryshe?

Kësaj kontradikte, Rama nuk i dha dot përgjigje. Prandaj për të fshehur atë, ai përgjori një gjuhë patetike, një ton të lartë dhe patriotizëm folklorik për njollosjen e historisë.

Lexo më tej:

Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin

Të gjitha argumentat që ai rreshtoi i shkojnë në favor atyre që kërkojnë sot shfuqizimin nga parlamenti i Kosovës të kësaj gjykate që formalisht e është nën sovranitetin e tij.

Dhe politikanët maten me akte. Nëse mendon vërtet kështu, Rama le ta thotë troç qëndrimin e tij.

Në të kundërtën është hipokrizi edhe të shash gjykatën edhe të jesh për mbajtjen e saj në këmbë.

Pikërisht për të mbuluar këtë hipokrizi kryeministri ngritne zërin në parlament dhe zvatej në logorene e imoralitetit të deklaratave që vinin nga Haga.

©Lapsi.al



24 Comments

  1. Shansi i ketij qe akuza per Thacin doli te merkuren dhe ky foli ne Kuvend te enjten, se po te kishte dale te enkten akuza…… vetem te dilte te Arjan Çani pastaj

  2. Për këtë arsye, grupi i punës ka hartuar dhe formularin që duhet të plotësojnë personat që duan të garojnë si kandidatë për listat e PD.

    Ajo që vihet re është se Basha ka hartuar disa pyetje vërtet naive, qesharake dhe aspak dinjitoze pë rtë gjithë ata persona që pritet të futen në listat e kandidatëve.

    Në formular është një pyetje ku kërkohen emrat e tre shokëve të universitetit dhe një tjetër ku kërkohen emrat e tre shokëve të viteve të fundit.

    Gjithashtu personat që garojnë si kandidatë pyeten nëse kanë pirë ndonjëherë lëndë të jashtëligjshme narkotike dhe nëse janë konsumues të alkoolit.

    Dhe nëse bëhet fjalë pë rkëtë të fundit, “klasën” e kalojnë vetëm Berisha dhe Basha që nuk pinë asnjë pikë alkol, pasi të tjerët nuk kursehen, janë pjedashës të fortë dhe e mbajnë pijen. Shpëton dhe Bardhi që pi vetëm lëngje me pip. Ndersa Paloka, Ristani dhe te tjeret te cilet duan vite qe te rehabilitohen nga vesi i alkolit, s’ka asnje shans.Shkoni plotesoni formularet e lulzimes

    1. ik ne spital se po te kerkonte policia , donte te te jepte racionin e ilaceve te mengjesit dhe te drekes , qenke perkeqesuar , nuk di cflet dhe ku e flet

  3. Po c’shkalle e gjashte thua o derezi? Na gjej nje rast qe te jene hetuar keto krime nga prokuroret e Kosoves. Ato kane frike dhe ta shkojne per mend jo me te hetojne. Ky eshte mentalitet qe ve simbolet para viktimave, si ato qe thone mos denonco se na prishe nderin e familjes. Ne fakt ka shume te perbashketa me ceremonite e kanibaleve.
    A ja vlen te kthehesh minmumi 2 shekuj mbrapa dhe te besh mijera kilometra drejt lindjes per nje byth Thaci, makar dhe UCK-je? Asnje nuk thote qe krimet duhen hetuar. Komplet cmenduri

  4. Rama e Thaci kujtonin se do plakeshin ne politike duke u servilosur te huajve! Por Thacit i erdhi afati i skadences, prandaj eshte piklluar Rama! Jo se i dhimbset Thaci por se kuptoi se servilet ne politike pasi shtrydhen, hidhen! Jane me afat skadence, d.m.th dhe Rames kjo i kall daten si servil me afat skadence te tejkaluar.

  5. O i paemer. Po ta vej emrin Kari se ngele me te ne goje gjithe diten.
    Po clifhje ka PD ketu o palle . O me fale se je nga ata te call center qe paguhesh per propagande

  6. O i paemer. Po ta vej emrin Kari se ngele me te ne goje gjithe diten.
    Po clifhje ka PD ketu o palle . O me fale se je nga ata te call center qe paguhesh per propagande??

  7. Kopjacit te Mender Bazes se ores 16:13 i ka mbetur ne goje Kari i Rames. I shkreti, ate detyre i ka dhene partia, plus dhe te kopjoje c’fare shkruan Mender Baze sigurisht.

  8. Ju jeni kot fare,kalamaj qyli.Jo e dogji ,por e poqi
    Ciliminj gazete pa kurrfare morali.
    Turp te keni.

  9. NEVERI NGA NJERIU RAMA NEVERI NGA POLITIKANI RAMA SHUME NEVERI NGA KRYEMINSTRI RAMA SHUME SHUME NEVERI NGA LIDERI GLOBAL(I FSHATIT SURREL) RAMA……………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *