• |
ide | kryesore

Inter nuk fal Skriniar: nuk ka ankimim, madje i vendosin gjobë

-Instant, Sport



Gjykatësi Sportiv ishte i qartë, Inter nuk do të vazhdojë me hapa të mëtejshëm kështu që Milan Skriniar do të mungojë zyrtarisht në Parma, Brescia e Bologna pas kartonit të kuq të marrë kundër Sassuolo, që u rënua nga fyerjet për arbitrin e mallkimi i bërë. Klubi zikaltër në fakt nuk do të ankimojë kundër dënimit të dhënë nga Gjykatësi Sportiv madje do ta gjobisë mbrojtësin me 10.000 euro si parashikon rregullorja e brendshme për sjellje të keqe të mbajtur në fushën e lojës.

Një zgjedhje që mbron grupin, duke parë kodin e sjelljes, e që do ti shërbejë si leksion Skriniar, lojtar gjithësesi korrekt si dëshmojnë vetëm 4 kartonat e kuq (dy direkte, dy për dy të verdha) në karrierë në 261 ndeshje të luajtura nga sezoni 2011/12.

E sigurtë se do të jetë një problem jo i vogël për Antonio Conte, edhe vetë i skualifikuar (por vetëm për një javë), drejt transfertës në Tardini: me D’Ambrosio e Godin jo në kushte përfekte fizike e Ranocchia që u pa në vështirësi kundër Sassuolo, në mbrojtje nuk mund të flitet për emergjencë, por as për qetësi. Duhet të jetë uruguajani që do të luajë krah De Vrij e Bastoni në linjën me tre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *