• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i Shqipërisë e ka me pronarët: “Roma më duket një mjegullnajë”

-Instant, Sport



Christian Panucci është nga ata që lënë zemrën aty ku kanë punuar, por në këtë rast ish-tekniku i kombëtares së Shqipërisë nuk është kthyer të flasë për kuqezinjtë, por për Romën që në këtë moment po kalon një periudhë tranzicioni. Ish-mbrojtësi verdhekuq është ndalur në dy pikë kryesore: cështjet e shoqërisë dhe ndryshimi i mundshëm i pronësisë e për merkaton me ardhjen e Pedros.

Largimi i drejtorit sportiv nuk i ka pëlqyer Panuccit, që nuk ka hezituar ta quajë një mjegullnajë: “Po bëhet e padurueshme. Më duket një mjegullnajë situatë e brendshme, duke parë edhe largimin e Petrachi. Është një pronar që nuk vjen kurrë, nuk e di cfarë ndodh e ky është një problem i madh për një vend kërkues si Roma”.

33 vjecët e Pedros nuk e kanë bërë aspak skeptik ish-teknikun e kombëtares: “Një lojtar i madh, e di se cfarë do të thotë të fitosh, cfarë do të thotë të stërvitesh për të fituar. Mund të ndihmojë shumë të rinjtë që ka Roma, është një blerje pozitive”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *