• |
ide | kryesore

Japonia hedh dyshime: Kim Jong-un ka vdekur nga koronavirusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Thashetheme të reja për vdekjen e Kim Jong-un janë shfaqur së fundi ndërsa Japonia thotë se ka “disa dyshime” mbi shëndetin e tij në mesin e pandemisë së koronavirusit.

Muajt e fundit, diktatori i Koresë së Veriut ka bërë një numër shumë të vogël daljesh në publik, duke nxitur raporte të shumta mbi gjendjen e tij fizike. Raportet fillimisht pretenduan se 36-vjeçari kishte vdekur ose ishte sëmurë rëndë pasi ai nuk arriti të marrë pjesë në festimet që shënuan lindjen e gjyshit të tij, të konsideruar si babai i kombit, Kim Il-Sung, në 15 Prill.

Ai mendohej asokohe se i ishte nënshtruar një nderhyrjeje në zemër pasi ishte shembur përtokë gjatë një shëtitjeje. Pas një mungese që zgjati 20 ditë, ai u shfaq në 1 maj në një fabrikë të porsa përuruar fertilizuesish, por pastaj u zhduk përsëri nga syri i publikut. Më tej, fotografitë e publikuara nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut e treguan duke folur në një takim të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Koresë në pushtet, në 7 qershor. Që prej asaj kohe nuk është parë më në evente publike.

Duke folur në një konferencë shtypi, ministri japonez i mbrojtjes Taro Kono tha se lëvizjet e fundit të vëzhguara në shtetin komunist ishin “të gjitha shumë të çuditshme”. “Kemi disa dyshime për shëndetin e Kim Jong-un”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *