• |
ide | kryesore

Kronologjia/ Kthesat e papritura të dosjes së Sajmir Tahirit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Dosja Tahiri nuk lodhet së surprizuari. Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur sot gati tri vjet hetime që përfunduan me një vendim për burgim me kusht në shkallë të parë duke e dërguar dosjen ne ngarkim te ish-ministrit te Brendshem, serish nëshkallën e parë .

Kështu gjithçka pritet të fillojë nga fillimi dhe lidhja e Tahirit me grupin e trafikantëve Habilaj, përgjimet italiane, historia e Audit të tij, paratë dhe patentat e skafit që u kapën në makinën e Orest Sotës do të rikalohen edhe njëherë në sitë.

Lapsi.al e ka ndjekur këtë histori që në gjenezën e saj dhe sot po i kthehet kronologjisë për të sqaruar më të gjitha episodet që shenjuan rënien e pandalshme të ish ministrit më të suksesshëm të Edi Ramës.

5 nëntor 2013
Dy muaj pasi ishte bërë ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri vendos të shesë makinën e tij.
Ishte një Audi A8, me xhama të zinj, që e kishte blerë vetëm 9 muaj më parë për 21 mijë euro nga shtetasi Naim Loci nga Fushë Kruja. Targa që u bë e famshe është AA 003 GB.
Blerës është Artan Habilaj, anëtar i një familje mafioze, e përfshirë në trafikun e drogës dhe armëve, në Itali e Greqi, vëllai i Moisi Habilajt. Ai e përfiton atë, sipas dokumentave, për vetëm 7 mijë euro.
Vlera dyshohet se është deklaruar e ulët për të shmangur taksat dhe deklarimin e këtyre të ardhurave në regjistrin e pasurisë. Ministri i Brendshëm nuk e deklaron shitjen. Blerësi nuk ia ndryshon pronësinë.

4 shtator 2015.
Dy vjet më pas ish polici Dritan Zagani flet nga arratia. Ai kërkohej nga policia shqiptare se i kishte dhënë informacione sekrete një drejtuesi të Guardia di Financa, të quajtur Giuliani.
Thotë se makinën e përdornin trafikantë të njohur në Vlorë.
Dritan Zagani: “Në një moment desha të verifikoja me kë do takohej A.D. (trafikant i dyshuar droge) në Vlorë. Aty pashë një Audi A8 me xhama të zi me targë “AA 003 GB”. A.D. zbriti nga makina e tij dhe u fut te Audi. U mundova ta ndjek, isha vënë re nga ata dhe në vend që t’i ndiqja ata më ndiqnin ata mua dhe e lash fare. Shënova targën e Audit. Nesër në zyrë futem në sistemin TIMS dhe kërkoj targën e Audit. Del emri i Saimir Tahirit. Ishte prill i vitit 2014, para se të më arrestonin. Makinën e ministrit e përdornin këta tre persona trafikantë në Vlorë. Se kisha marrë vesh ça po bëhej. Doja të verifikoja me kë u takua A.D.
Thirra direkt Skënderin, shefin e sektorit. Shikoje ça ka ktu i thash. Nuk e di ti tha? Këtë e mbajnë kushërinjtë e ministrit në Vlorë, vëllezërit Habilaj. Është makina e ministrit, e mbajnë ata.”

Denoncimi publik e vë para një skandali Ministrin e Brendshëm.
Ai nis menjëherë mbrojtjen, duke vënë në jetë një plan që do ta mbyllte ngjarjen jo vetëm para opinionit publik, por edhe para organeve të rendit.

Në krah i del fuqishëm Edi Rama. Të dy e sulmojnë Zaganin për ta bërë dëshminë e tij të pabesueshme. Janë ata që dyshohet ndërprenë në mes publikimin e intervistës të ish policit në News 24.

15 shtator 2015
Edi Rama mban një fjalim para qindra policëve, në një aktivitet propagandistik të quajtur “Antidroga, një histori suksesi”, në mbrojtje të Tahirit pak ditë pas denoncimit të Zaganit.
Edi Rama: “Një kriminel, një nga ata të cilët policia e shtetit, policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajon t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë nga radhët e veta; një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte opreacionet e policisë, është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi. Heroi! Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura mbi të. Por është paraqitur për azil politik, në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës të detyrimit të paraqitjes. Kaq mjafton për të kuptuar se sa poshtë ka rënë ky pazar. Kaq mjafton për të kuptuar se sa e ulët është bërë kjo lojë. Kaq mjafton për ta kuptuar se sa e dëshpëruar është në fakt industria e baltës.”

20 shator 2015
Saimir Tahiri zgjedh të bëjë të paditurin deri në naivitet për Habilajt edhe pse ishte Ministër i Brendshëm, në krye të dikasterit që ka të dhëna për të gjitha grupet kriminale apo individët e përfshirë në aktivitete të paligjshme. Ai jep këtë version për makinën.
Saimir Tahiri: “Çështja e makinës sime, shkurt dhe pastër është kjo: makinën e kam shitur në 6 nëntor 2013, dy muaj pasi u bëra ministër. U akam shitur kushërinjve të mi mjaft të largët dhe, në dijeninë time si ministër i Brendshëm, zotërinjtë që akuzohen nga opozita si kryetrafikantët e drogës, nuk kanë qenë kurrë të proceduar, nën hetim, të arrestuar apo të gjykuar për trafik droge. Më bllokuan llogaritë bankare, hipotekën e shtëpisë dhe mundësinë e ndërrimit të targave të makinës edhe pse u bëra ministër më duhej të paguaja gjobat pas vendimit të gjykatës dhe për këtë aplikova për të marrë një kredi, që të shlyeja koston time të të bërit opozitë. Deri në miratimi e kredisë unë e shita makinën dhe është barrë ligjore e blerësit që të ndërrojë pronësinë. Ata nuk kanë mundur, sepse makinës nuk i ndërrohet pronësia për këtë shkak, ndaj dhe makina figuron ende në emrin tim. Gjatë kësaj kohe ajo është përdorur edhe dy herë të tjera prej meje. Edhe këtu dua të theksoj dëshminë e të qeverisurit tonë dhe qeverisjes së atyre. Nëse do të veproja si ministrat e qeverisë së mëparshme do të merrja makinat e qeverisë dhe do të lëvizja nga të doja, por zgjodha të huazoja sërish këtë makinë për të shkuar me pushime me familjen time. E mora ndaj kushërinjve të mi të largët dhe mendoni se kam bërë trafik droge me familjen time?”

Pyetja që lind vetiu është se për çfarë arsye do t’ua rimerrte makinën disa kushërinjve kaq të largët? Dhe po ashtu, përse do t’ua linte në pronësi kur as i njihte e as kishte lidhje me ta?

16 tetor 2017
Policia italiane bën njoftimin e bujshëm për arrestimin e 7 personave pjesë e një rrjeti narko-trafikantësh shqiptarë të cilët mbaheshin nën përgjim prej së paku 2 vjetësh. Kreu i tyre ishte Moisi Habilaj, kushëriri i famshëm i Saimir Tahirit.

17 tetor 2017
Një ditë më pas Partia Demokratike publikoi dosjen e plotë ku mes 413 faqeve me përgjime dhe hetime përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, – thuhej në dosjen e hetuesve italianë.
“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, – shkruhej në një paragraf tjetër.

18 tetor 2017
Në Tiranë ishte hapur “Kutia e Pandorës”. Ish-ministri i Brendshëm që tashmë ishte zgjedhur deputet në radhët e Partisë Socialiste për Tiranën ishte vënë në “syrin e ciklonit”. Prokuroria e Krimeve të Rënda u vu menjëherë në lëvizje. i nisi që atë ditë një kërkesë Kuventit të Shqipërisë ku pikë e parë ishte lejimi për arrestimin e Saimir Tahirit. Kujtojmë që mazhoranca nuk u nxitua. Nuk e thirri që atë ditë Këshillin për Mandatet Imunitetin dhe Rregulloren, por priti. Opozita këmbëngulte: “Saimir Tahiri duhet t’i dorëzohet drejtësisë. Duhet pranuar menjëherë kërkesa e prokurorisë”. Por mazhoranca po priste duke u justifikuar me procedurat.

19 tetor 2017
Përpara dosjes me akuza të rënda, Kryeministri Edi Rama dha sinjalin parë se mund ta kishte “shitur” atë që deri dje ishte krahu i tij i djathtë. Në një reagim në Facebook, Rama shkroi pak rreshta:
“Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo. Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund“.

Me lot në sy Tahiri ka dalë në mbrëmje në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Me zërin dhe mjekrën që i dridhej dhe një fytyrë të zbehtë ai u drejtohej gazetarëve se rrezikonte prangat: “Lorenc (Vangjeli shenim Lapsi.al), unë po arrestohem, unë po shkoj në burg. Kuvendi është thirrur të votojë, nëse unë do shkoj në burg apo jo”– thoshte Tahiri.

20 tetor 2017
E premte. Ora 11. Mblidhet Këshilli për Mandatet, Imunitetin dhe Rregulloren. Ndryshe nga një ditë më parë ish-ministri i Brendshëm nis të tregojë dhëmbët duke lëshuar mesazhe të koduara. Duke dalë nga shtëpia e tij ai u tha gazetarëve një shprehje të njohur të Ramës: “Nuk keni parë asgjë akoma”. U përfol se kishte pasur edhe një takim me tone të larta mes Tahirit dhe Ramës ku ish-ministri i kishte thënë kreut të qeverisë se “po të fundosej do ta merrte me vete”, por kjo ende nuk ka për t’u konfirmuar derisa ndonjëri nga të dy të shkruajë libra në moshën e pensionit.
Diçka kishte ndryshuar. Po frynin erëra të tjera.

Në këshillin e Mandateve, Rrgullores dhe Imunitetit socialistët mazhdojnë të fshihen pas procedurave. Duan të fitojnë kohë pavarësisht presionit. Të gjitha mediat dhe sytë e publikut. Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kryesonte grupin e hetuesve lexon akuzat.
“Ne kemi krijuar bindjen e plotë që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Ne sot nuk kemi ardhur për të marrë një mandat arresti, pasi arrestin e jep gjykata. Ne kërkojmë heqjen e imunitetit, që në çdo moment deputeti të jetë i ekspozuar ndaj një heqje lirie. Na rezulton që ka biseda komprometuese në lidhje me deputetin Saimir Tahiri, qoftë në pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal. Aty bëhej fjalë për dhënie dhe marrje”.

Komisioni për mandatet nuk vendos të premten. Pas një mbledhje maratonë që zgjati deri në orët e pasdites, me votat e mazhorancës u vendos që fjala e fundit të jepej në një mbledhje që do të zhvillohej të hënën, pasi “duhej të shqyrtoheshin provat”. Ndërkohë Rama që ndiqte gjithçka nga TV poston një tjetër mesazh në Facebook ku dukej qartë për herë të parë sulmi ndaj prokurorëve të çështjes.
“Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanët e krimit, politikës, medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”.

Të premten nuk u morr vendim për heqjen e plotë të imunitetit të Tahirit që mund të sillte arrestimin e tij. Avokatët kërkuan 3 ditë kohë, por Gramoz Ruçi dha vetëm 24 orë. Vendimi do të merrej të shtunën.

21 tetor 2017
Maxhoranca dha sinjalin e fortë kundër arrestimit te ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri. Pas një mbledhjeje qëzgjati rreth 8 orë, 5 anëtaret e PS në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit refuzuan kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri, duke pranuar vetëm kërkesën për kontrollin e shtëpisë se tij. Fjalën e fundit do ta thoshte Kuvendi.

23 tetor 2017
Përpara se Kuvendi të vendoste me votë për Saimir Tahirin duhet që pas 4 ditësh të dilte të fliste me zë dhe me figurtë Edi Rama. Fjala e tij në grupin parlamentar mëngjesin e së hënës do të mbahet mend për mënyrën se si ai iu drejtua Tahirit duke mos kursyer edhe epitetet, “dru i shtrembër” dhe “vemje”
“S’besoj se ka nevojë të them këtu, pse do të ishte zhgënjimi më i rëndë në kujtesën time dhe mësimi më i hidhur i jetës sime në shërbimin publik, nëse do të zbuloja në fund të kësaj historie se Saimir Tahiri nuk është ai që unë njoh, që e kanë besuar e mbështetur me gjithsej, pas meje, kaq shumë njerëz, po një vemje, e cila e turpëron fjalën njeri!” – do të thoshte ndër të tjera Rama.
Kreu i qeverisë për herë të parë sulmoi hapur edhe prokurorët e çështjes.
“Ku u gjet ky zell i panjohur, i një Prokurorie Krimesh të Rënda që s’ka lëvizur gishtin qëkur ka lindur, jo për ndonjë nga mijëra akuzat e ngritura sheshit nga njerëz publikë, jo përgjime nga llumi i krimit, po as për ca fakte e për ca prova që dihen e shihen ashiqare, si të dyshimta e shumë të dyshimta madje, për të përdorur terma juridikë, në pasqyrën e viteve të jetës së asaj Prokurorie?”

25 tetor 2017
E mërkurë. Kuvendi mblidhet në një seancë të posaçme për të vendosur për imunitetin e Tahirit. Vendimi tashmë ishte marrë. Rama e kishte marrë sërish në mbrojtje Tahirin. Kjo pavarësisht presionit të opozitës, opinionit publik dhe ndërkombëtarëve. Për të shuajtur zhurmën ai sajon një tjetër çështje. Sapo kuvendi voton me shumicë votash të mos lejojë arrestimin e Saimir Tahirit duke pranuar vetëm bllokimin e pasaportës dhe kontrollin e banesës, Rama del jashtë sallës së seancave plenare dhe në oborr sulmon fort gazetarët.
“Jam këtu për tu marrë me ju sepse jeni pjesë e problemit. Jeni të pashkolluar. Ikni lexoni. Ato kokat e mëdha që tundin dynjanë në klubin e katundit mediatik: “Po mirë mo pse ca ka, të shkojë njëherë në burg dhe pastaj flasim rrugës. Ju jeni per t’u qare hallin dhe unë ju përgjigjem si ma do e bardha zemër” – u tha Rama gazetarëve duke tentuar të mbulojë zhurmën që kishte hapur çështja Tahiri.

1 nëntor 2017

25 vjeçari Orest Sota, mik i Tahirit, përfitues i tenderave për ndërtimin e komisariateve të policisë në kohën e tij, ndalohet nga policia, me një çantë 800 mijë euroshe në bagazhin e makinës. Ai tenton ti ikë patrullës së policisë. Në kroskotin e veturës kishte edhe patentën e skafit të Tahirit. Pyetjet që u ngritën menjëherë ishin: a qe një koincidencë që Sota u ndalua, u ndoq dhe në fund u prangos në një kohë kur kishte në veturën e tij 850 mijë euro dhe për më tepër kur aty gjendeshin edhe patentat e Saimir Tahirit dhe të gruas së tij?

Çfarë ndodhi më pas…
Pasuan 6 muaj të gjatë ku emri i Saimir Tahirit herë dukej sikur zhdukej nga kronikat, por sërish rikthehej fuqishëm. Sa më shumë afronte data e vendimit të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit aq më i fortë bëhej emri i ish-ministrit të brendshëm. Ndërkombëtarët kërkonin “peshq të mëdhenj” përpara drejtësisë. Dhe Rama dukej i gatshëm t’ua jepte. Emri i Saimir Tahirit e ndoqi deri në Bundestagun gjerman ku iu tha troç në fytyrë se qeveria e tij kishte mbrojtur nga arrestimi një ministër të akuzuar për korrupsion. Sapo Rama kthehet në Tiranë, Tahiri rikthehet në Kuvend. Bën një tjetër deklaratë në dukje kërcënuese ndaj shefit të tij. “Nuk ka bir nëne dhe bir kurve të më ndalojë mua…” – do të thoshte Tahiri para sallës së Kuvendit. Beteja duket se kishte nisur sërish. Rama mes dy zjarreve. Në njërin krah Brukseli, Uashingtoni dhe opozita në krahun tjetër Tahiri.

3 maj 2018
Saimir Tahiri dorëzon “vullnetarisht” mandatin e deputetit. Në një fjalim të gjatë ai tha se do ta kërkonte drejtësinë deri në fund si qytetar i lirë. Në deklaratën e tij nuk munguan akuzat për Ramën dhe për Xhafajn. U sulmuan prokurorët, por edhe diplomatët e huaj. Tahiri tha se nuk do të bëhej “kurban” për integrimin.
Në reagimin e tij të parë pas dorëheqjes së Tahirit, Rama u duk i qetë. Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” ai tha se “ky ishte një akt dinjitoz” se ai “nuk kishte gisht”, “nuk e kishte ditur më herët”, “nuk ia kishin kërkuar ndërkombëtarët” dhe se “kjo nuk kishte lidhje me hapjen e negociatave”. Për analistët ishte dukshëm një marrëveshje mes të dyve.

12 maj 2018
Një ditë pasi KQZ vendosi zëvendësimin e Tahirit në Kuvend, prokuroria e krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij dhe masën “arrest me burg”. Gjykata vendosi “arrest shtëpie”. Ky vendim për opozitën ishte pjesë e lojës Rama – Tahiri për tu hedhur hi syve ndërkombëtarëve. Në këtë mënyrë Rama thotë se e ka dorëzuar atë në duart e drejtësisë, në krahun tjetër, në prapaskenë bën gjithçka që Tahiri t’i shpëtojë burgut.

29 tetor 2018
Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Katanias, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, merr vendim për mbylljen e hetimit ku theksohet se:
“Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentet e prokurorit, në bazë të nenit 409-411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë.”
Prokuroria Antimafia e Catanias ka verifikuar gjithçka dilnin si të dhëna nga përgjimet e Habilajve, veçanërisht pjesët që dukej se implikonin Saimir Tahirin, si blerja e bizhuterive për familjarët e Tahirit, blerja e një kostumi për vetë Tahirin dhe verifikimin përmes Interpolit të të gjitha hyrje – daljeve të Tahirit në zonën Shengen dhe mundësinë që në ndonjë prej udhëtimeve të ishte i shoqëruar me Habilajt.

19 shator 2019
Kjo është dita kur Saimir Tahiri hedh poshtë gjithë akuzat ndaj tij në fjalën e fundit mbrojtëse që mban para gjykatës. Ndonëse ka mbajtur një qëndrim shumë kritik ndaj ish ministrit të brendëshëm, Lapsi.al i ka raportuar që në atë kohë të detajuara ato.

Jo grup i stukturuar kriminal
Akuza: Vëllezërit Habilaj së bashku me Tahirin dhe dy vartësit e tij Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kanë ndihmuar vëllezërit Moisi e Florian Habilaj të trafikonin drogë në Italinë fqinje. Prokuroria tregon katër episode të trafikut të kanabisit, mes vjeshtës së vitit 2013 dhe asaj të vitit 2015.
Mbrojtja e Tahirit: Bie akuza për grup të strukturuar kriminal sepse në rastet që pretendon prokuroria dy policët vartës së tij nuk ishin me punë në Vlorë. Çela ishte emëruar aty pak para episodit të katërt, ndërsa Kohila pas tij, pretendon Tahiri.

I Kemi përndjekur Habilajt
Akuza: Tahiri dhe vartësit e tij i kanë ndihmuar Habilajt në ushtrimin e trafikut të tyre
Mbrojtja e Tahirit: Sipas Tahirit oficerët e policisë të cilët akuzohen bashkë me të, i kishin denoncuar vëllezërit Habilaj në Prokurorinë e Vlorës dhe në një rast tek prokurori Dritan Prençi. “Ne duhet të jemi një grup i çuditshëm që punojmë si t’ia fusim njëri- tjetrit”, ka ironizuar ai në sallën e gjyqit. Tahiri sjell si argument tre raste që sipas tij vëllezërit ishin ndaluar në kufi për kontroll të imtësishëm nga policia. “Nëse ata do ishin të mbrojtur nga ministri kush do guxonte t’i ndalonte për kontroll të imtësishëm”, është mbrojtja e tij.

“Nuk jam shefi i madh”
Akuza: Trafikantët kanë dalë në përgjime duke e thërritur Tahirin shefi i madh.
Mbrojtja e Tahirit: Tahiri pretendon se kishte qenë në Bruksel në konferencë me komisionerin e zgjerimit, në të njëjtën datë që trafikanët mendohej se kishin komunikuar me të. “Në këtë rast shefi i madh mund të ishte dikush mes meje, Klajda Gjoshës dhe komisionerit për zgjerim Stefan Füle” ka thënë me ironi ai.

Hapja e librit të ministrisë
Akuza: Në një nga përgjimet trafikantët dëgjohen të thonë: “jemi me shefin e madh”.
Mbrojtja e Tahirit:Tahiri ka treguar regjistrin e hyrje- daljeve në ministri po të njëtën ditë, duke pretenduar se kishte qenë gjatë gjithë kohës në takime me krerë të tjerë të vendit për shkak të situatës emergjente të krijuar nga arratisja e disa të dënuarve në burgun e Drenovës.

Kostumet dhe bizhuteritë
Akuza: Trafikantët i kanë blërë kostume Tahirit, bizhuteri gruas dhe nënës së tij
Mbrojtja e Tahirit: Sipas Tahirit nuk është gjetuar asnjë provë për këtë. Edhe në Siçili nuk ka gjurmë të dyqaneve ku janë blerë bizhuteritë dhe kostumet. As në kontrollin e banesës nuk u gjendën gjurmë të tyre.

20 shtator 2019
Tre gjyqtarët e shkallës së parë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj, Irena Gjokën, mbyllen përmbi 10 orë në mënyrë hermetike për të marë një vendim surprizë.
Të gjendur nën një trysni të fortë, kur segmente të pushtetit donin të ruanin të pastër imazhin e qeverive të rilindjes së papërlyera me drogën, ndërsa diplomatët amerikanë, kërkonin mosdiskreditimin e një drejtësie që duan ta quajnë si histori skuksesi, tre gjykatësit kanë gjetur një rrugë të mesme: “3 vite burg me kusht për shpërdorim detyre duke rrëzuar akuzën për pjesmarrje në grup kriminal”.
Në vendim pretendohet se gjykata nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për “një marrëveshje mes Tahirit dhe qoftë një anëtari të vetëm të Habilajve për krijimin e lehtësirave”.
Në logjikën që përdor, gjykata mbështet hipotezën se Tahiri është treguar thjeshtë sylesh dhe është përdorur nga Habilajt: “Vërtetohet se Moisi Habilaj ka përdorur emrin e ish-ministrit për të krijuar idenë e fuqisë, por nuk vërtetohet marrëveshja e tij me të paktën një anëtar të grupit” thuhet në vendim.

26 Qershor 2020
Pikërisht këtë vendim të çuditshëm të shkallës së parë ka kthyer mbrapsht apeli, duke vendosur se Dosja Tahiri tani duhet të rishqyrtohet. Pas vendimit ish ministri përdori sërish nje shprehje që Rama ia dedikoi nje dite me pare Thaçit dhe Veselit: “Drejtësia e zgjatur nuk është drejtësi”. 

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Keshtu fillojen Thaci ne Kosove Tahiri ketu po fillon rota te levizi . Mbase do zoti i ze te gjithe kata grabitqare .

  2. Prit mor byrazer se ti nuk je gjykata. Qe Qorri e ka dhire eshte e vertete, pa le tja leme kohes.
    Nuk ka per tja dale lehte

  3. Raporti i OKB – “Shqiperia vendi i 6-te ne glob si vend origjine i kanabisit per periudhen 2014-2018”
    Kjo eshte e botuar sot ne pothuaj gjitha gazetat shqiptare….dhe perkon fiks fare me mbreterimin e Tahirit si “Ministri me i suksesshem” i Rames!

  4. Kjo ngjan me lojën e Kungulleshkës: 5, po sa? 7. Pse 7? Po sa? Dhe historia përsëritet. Tahiri ishte më i miri ose policia që donte Rama për të siguruar ca para nga krimi. Ky fatkeqi është ” peshku i madh” i Lu-së, që e la në presion psikologjik me vite. Sipas drejtësisë, ai duhet të marrë atë që i takon, sepse ka punuar me përkushtim , por ai që e lavdëronte me superlativa ndodhet midis dy zjarreve. Dhe po përpiqet t’i japë kohë, shtyja ta shtyjmë, me idenë se mund ta nxjerrin të pafajshëm, duke e paguar për vitet e humbura nën kërcënim, bile edhe ta shpërblejë siç shpërblen nderkomëtarët, kur thone se ne i kemi plotsuar të gjitha kushtet për të hapur dyertë e Evropës. Pastaj, kur zbulohet e vëteta, na shtojnë kushtet për të qëndruar pas dere. Një lojë e fëlliqur e drejtësisë së “reformuar” , të kapur; të urdhëruar dhe se këto punë i di Partia.

    1. Jo or komentus. Nuk e rru sqetllen rama sd per sajmen qorrin e pafajshem e as per be dhe negociatat

      Shtyje ta shtyjme qe te vjedhim sa me shume.

      Rama iken super pasanik miliarder. Me super pushtet tek biznesmenet oligarke me aksione neper ofshore etj
      Eshte ceshtje lekesh, shume lekesh por shume lekesh

      Rama iken miliarder eurosh.

      Tahiri milioner por do vuaje ca vite . Do jete i sulmuar por ska 0er tu denu, perndryshe do qese direkt ramen

      Shryje ta shtyjme te vjedhim e te fitojme kohe sa te vije qeveria tjeter sfo merret me europa dhe usa me ramen dhe tahirin.

      Leket u bene pale pale gjemb su hyri ne kembe pavaresisht se shqiperia u he corap mbushur me droge dhe varferi dhe krim.

      Rama e realizoi objektvin .

      Rilindja u pasurua nderda socilistet u kenaqen tu honger bar dhe parimet per kryetarin nuk i shkelin.

      Opozita ben opoziten dhe me ramen qe e leshon pushtetin pasi nuk e mba me dot eshte e sigurt qe do vije ne pushtet.

      Humbesi i madh eshte shqiptari si njeri dhe si komb.
      Shqipari u vodh e u varferua, u pakesua, u inkriminua , u denigrua , u abuzua etj etj.

      Ne keto 8 vjet shumica e shqiptareve e kane perjetuar drejtperdrejt me pervoja vetiake abuzimin vjedhjen krimin padrejtesine paligjshmerine e kesaj qeverrie.

      Te gjitha shtresat jane atakuar nga kjo qeveri pa perjashtim.
      Bashkepunetore dhe perfitues te qeverise kane oligarket krinilet bandat dhe te korruptuarit e institucioneve .

      Rama i doli. Ju vezhderra socialiste hani mut tani

  5. Pak e ka ky mut, ky pleh, ky plebe, ky qorr, ky skllav i Rames, ky pseudorilindas leshi, ky pdr, ky zagar i zgjebur, ky plesht, ky qelbes, ky hajdut, ky mashturues, ky zgjebs, ky derrkuc, ky i pashkolle. Pak nga pak i lan te gjitha gjynahet me njerezit. Brekepalari ne krye te policise, e ktheu policine ne drurin ndaj njerezve. Harron se koka ben koka peson.

  6. LORENC VANGJELI DHE YMER GELBAZA KELLIRA TANI DUHET TE LEHIN SI ZAGAR PRAP DUKE E MBROJTUR KAMPIONIN-E DROGES thotë:

    KY ESHTE VETEM ZAGAR I EDI RAMES,KY VETEM I KA ZBATUAR URDHERAT E EDI RAMES

  7. O Saje nuk do lej kar pa thy ajo gruaja jote. Se ti ishe i paperseritshem edhe per Jaeld Celen saqe i mori koka ere. Atij i qihet gruaja tani qe te mbaje familjen. Keshtu qe as ti nuk ben perjashtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *