• |
ide | kryesore

Kthesë e fortë në procesin Tahiri, gjykata e çon dosjen në SPAK

-Instant, Lajme, Të fundit

Saimir Tahiri do të hetohet nga SPAK. Gjykata e Apelit, ka bërë nje kthese te fuqishme sot duke vendosur që çështja të rihetohet dhe rigjykohet nga Struktura e Posaçme e Antikorrusionit dhe Krimit te Organizuar.

Apeli ka prishur vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë.


Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prençi nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite që kërkuan në Shkallën e Parë.

11 Comments

  1. Te mbrojti RAMA heren e pare tani nuk te shpeton as zoti. Do shihni si do i rreshkasi dheu nen kembe banditeve Rilindas keto muaj.

    1. Jo, gjykimi ka mbetur ne fuqi, por me sa duket gjykata e ka quajtur prokurorine inkompetente/pamjeftueshme per te hetuar ne kete fushe dhe ja ka dhene SPAK si organizem kompetent! E gjitha per te marre kohe!

  2. Fute ne burg fakire per dritat e papaguara,per disa gram hashash dhe per ndertime avllish pa “leje”.Yt ate u shoetua nga burgu nga partia jote kur u kap me ilace kontrabande te vjedhura ne Itali, si mu d te protestonte je parti “progresiste ” per nje krim flagrant.Por zullumi u ntrash kur u bere minister i fuqishem, vodhet nga tenderat sa s’thuhet morret pjesen e pareve te hashashit sa nuk e kishit imagjinuar,varet dhe zinxhire dhe byzylyke floriri ne duar e qafe.Kujtonit se drejtesia do varej tere kohen prej jush por gabuat.Dhe ty te ra fati i keq te behesh shembull i drejtesise se re qe tashi ju bindet amerkaneve jo Ramiut.Tani te pret sapuni i styre fakireve qe burgose.Forco kellqet se ata fakiret jane te uritur.

  3. Deri tani askush nuk ka parë që SPAK-u të lëvizë qoftë edhe gishtin e vogël e jo më dorën për të hetuar peshqit e mëdhej. Ju është premtuar shqiptarëve nga avokati i shquar anglo-sakson, Spartak Kiço Ngjela, që me tu krijuar byroja e hetimit e varur nga FBI amerikane sipas tij, e në Shqipëri drejtësia do të bëjë namin duke arrestuar edhe ata që bënin thirrje që të vriten 1400 shqiptarë që në pushtet të vijë Edi Rama.

  4. Grijm sallat dhe ne kot. po hajt mo. Varet si i kan planet 100 vjecare pushtetet e forta dhe te thella dhe si do tu ecin. Une mendoj se dita qe vjen do te jet edhe me e keqe se dita qe iken per te gjith.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu