• |
ide | kryesore

Kujdes, koronavirusi dëmton dhe meshkujt në testikuj

-Instant, F1, Lajme, Stil



Në 15% të rasteve pozitivë, Covid-19 rezulton prezent edhe në lëngun seminal. Për këtë arsye shoqata italiane e urologëve kërkon kryerjen e një tamponi të dytë negativ përpara se personat të rinisin aktivitetin seksual.

“Prania e koronavirusit në lëngun seminal (sperma) rezulton në 15% të pacientëve të infektuar nga Covid-19 dhe kjo mund të shkaktojë ndryshime në prodhimin e spermatozoideve dhe në funksionet endokrine të testikujve, ndërkohë që mbetet ende e pasigurt nëse virusi i pranishëm në spermë mund të luajë një rol edhe në transmetimin e sëmundjes”, shkruan “Il giornale”.

Janë këto deklarata të shoqatës italiane të urologjisë (Siu) që është duke zhvilluar një studim për të testuar ndryshimet hormonale dhe të spermatogjenezës në pacientët pozitivë nga COVID-19. Studimi i publikuar në Bju International (British journal of urology), revista më e rëndësishme ë përmujashme e urologjisë në botë, duket se konfirmon faktin që ky ndryshim hormonal sjell një impakt negativ edhe në dëshirën seksuale. Infeksioni  në pjesët intime mund të shkaktojë një inflamacion të enëve të gjakut që çon në të njëjtat simptoma si infeksioni i testikujve, me enjtje dhe skuqje.

“Në këtë pikë, prania e koronavirusit në spermë është një nga pikëpyetjet e mëdha me të cilat duhet të përballemi”, ka thënë Roberto Scarpa, president i Siu.

“Pas shërimit duhen pritur dy tamponë negativë para se të rimerrni aktivitetin seksual”, nënvizon Roço Damiano nga zyra e komunikimit të shoqatës, duke shtuar megjithatë se nuk ka të dhëna të transmetimit të virusit në rrugë seksuale.

Studiuesit thonë se virusi mund të kryeje dy efekte negative tek testikujt; e para mund të shkaktojë inflamacion dhe së dyti, anomalitë e koagulimit tipik për pacientët e prekur nga COVID, mund të çojnë në një inflamacion vaskular. Kjo do të çonte në një dëmtim afatgjatë të testikulit duke ndikuar në prodhimin e testosteronit dhe formimin e spermatozoideve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *