• |
ide | kryesore

Lazio arrin akordin me Veronën: Kumbulla tek Lazio për 18 milionë e dy lojtarë

-Instant, Sport



Orë vendimtare për të ardhmen e Marash Kumbulla. Me një blitz Lazio ka arritur akordin me Veronën, duke paraprirë konkurencën di Inter e Juventus. Presidenti Lotito e drejtori sportive Tare janë takuar në Villa San Sebastiano me presidentin e Veronës Maurizio Setti e drejtorin sportiv Tony D’Amico për të mbyllur cështjen e mbrojtësit 20 vjecar të Kombëtares shqiptare.

Kumbulla kishte gjithashtu një lloj prioriteti për lacialët, ku ndihet i mbrojtur në klub nga prezenca e Tares dhe i mirëpritur në dhomat e zhveshjes nga Thomas Strakosha. Lëvizja e shpejtë e Lazios ka rrëzuar pretendimet e Juventus dhe Inter, që për qendërmbrojtësin e Hellas kishte vënë në tavolinë 25 milionë euro plus bonus.

Bardhekaltrit kanë përshpejtuar manovrën, për të arritur akordin me veronezët, duke shmangur ankandin. Për të mbyllur tratativën mbeten akoma detajet e fundit, porn ë shtëpinë e Lazios ka optimizëm të madh mbi arritjen e operacionit. Palët po negociojnë mbi bazën e 18 milionë euro plùs dy lojtarë si pjesë shkëmbimi teknik: flitet për Lombardin, aktualisht në huazim tek Salernitana, e Berishën, që do të kthehet nga Gjermania. Për Kumbullën tek Lazio tashmë është punë e kryer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *