Fëmijëria e vështirë e Cristiano Ronaldos, pa paratë e sotme, ishte e njohur prej kohësh. Por këtë herë bëhen publike detaje, që i shtojnë një kapitull të ri kësaj historia kaq komplekse e me raste edhe e dhimbshme.
E motra e CR7, ish-këngëtarja e tani një influencer Katia Aveiro ka rrëfyer në Instagram: “Kam lindur në një shtëpi të vjetër, krevati im mbahej me tulla e kur isha pak muajshe u kafshova në fytyrë nga një mi, nuk më vjen turp ta them. Falë Zotit, ime më erdhi në kohë, përndryshe tani do të isha shumë më e shëmtuar. Jam rritur në një lagje të varfër e mësova të vlerësoj gjithnjë atë pak gjë që kisha”.